LK: Interi me fitore minimale ndaj Portos, Lajpcigu dhe Siti luajtën baraz
- Interi mbrëmë në kuadër të 1/8 së finales në Ligën e kampionëve si nikoqir e ka mundur ekipin e Portos me rezultatin 1:0. Golin e vetëm për neroazurët e ka shënuar Romelu Llukaku në minutën e 86-të.
- Post By Besnik Shuki
- 07:15, 23 shkurt, 2023
Milano, 23 shkurt 2023 (MIA) - Interi mbrëmë në kuadër të 1/8 së finales në Ligën e kampionëve si nikoqir e ka mundur ekipin e Portos me rezultatin 1:0. Golin e vetëm për neroazurët e ka shënuar Romelu Llukaku në minutën e 86-të.
Porto ndeshjen e përfundoi me një lojtar më pak, pasi Otavio në minutën e 78 e mori edhe kartonin e dytë të verdhë.
Në ndeshjen tjetër mbrëmë, Lajpcigu dhe Mançester Siti luajtën baraz me rezultatin 1:1.
Mysafirët nga Anglia shënuan të parët me golin e Rijad Mahrezit në minutën e 27-të. Gjermanët barazuan përmes Joshko Guardiolit në minutën e 70-të.
Ndeshjet kthyese janë në program më 14 mars në Porto dhe Mançester. bsh/
Foto: EPA