• e mërkurë, 03 korrik 2024

LK: Bajerni dhe Real Madridi luajtën baraz, fituesi do të dihet në "Bernabeu"

LK: Bajerni dhe Real Madridi luajtën baraz, fituesi do të dihet në

Munih, 30 prill 2024 (MIA) - Bajern Munihu dhe Real Madridi luajtën 2:2 në duelin e parë të gjysmëfinales në Ligën e kampionëve. Të dy ekipet luajtën në mënyrë shumë intensive dhe interesante, por trajnerët Tomas Tuhel dhe Karlo Ançeloti nuk arritën ta mposhtin njëri-tjetrin.

Bavarezët nisën fuqishëm, por asistimi magjik i Toni Kros në minutën e 24-t e depërtoi mbrojtjen dhe Vinisius Junior e hapi rezultatin.

Pas pauzës, Leroj Sane barazoi në minutën e 53-të, ndërsa Hari Kejn katër minuta më vonë realizoi penallti.

Megjithatë, "los blankos" treguan frymën e mosskompromisit dhe në minutën e 83-të Rodrigo mori goditje nga pika e bardhë. Vinisius e ruajti gjakftohtësinë dhe e shënoi golin e tij të dytë me të cilin e barazooi rezultatin 2:2.

Kështu fituesi do të vendoset në revanshin që do të luhet në "Santiago Bernabeu". ab/

Foto: UЕFА

QËNDRONI TË LIDHUR