• e hënë, 23 dhjetor 2024

LK: Atletiko Madrid e mposhti Interin në një ndeshje që do të mbahet mend

LK: Atletiko Madrid e mposhti Interin në një ndeshje që do të mbahet mend

 Madrid, 14 mars 2024 (MIA)  -  Atletiko Madridi është ekipi  i fundit që ka siguruar plasman në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. "Jorganxhinjtë" ,mbrëmë e mposhtën finalistin e vitit të kaluar Interin pas një drame të pabesueshme që përfundoi me penallti.

 Në kohën e rregullt, madrilenët fituan me  2:1 dhe e fshinë negativin nga ndeshja e parë në Milano. Në kohën shtesë nuk u shënua asnjë gol, edhe pse u hapën raste për të dyja ekipet dhe në penallti, dhe madje tre lojtarë të "neroazurët" humbën, kështu që të zgjedhurit e Simone Inzagit u eliminuan.

Pavarësisht presionit të fortë në në terrenin vendor, Interi i pari shënoi gol. Federiko Dimarko ishte i saktë në minutën e 33-të, por në kundërsulm barazoi Antoan Grizmani, ndërsa në minutën e 87-të rezervisti Memfis Depaj shënoi golin e dytë për vendasit dhe e dërgoi lojën në vazhdim. 

 Gjatë penalltive, për Atletikon humbi vetëm Saul Nigezi, ndërsa te mysafirët  gjuajtën jo saktësisht Aleksis Sançezi, Dejvi Klaseni dhe Lautaro Martinezi. Ylli i gjigantit italian nuk e goditi as golin dhe spektakli u mbyll me triumfin e "bardhekuqve".

 Të dyja ekipet e kaluan lehtësisht fazën e grupeve dhe nuk i fshehën ambiciet për të arritur diçka të madhe në edicionin e sivjetmë të turneut.

 Për Atletikon Liga e Kampionëve është shansi i fundit për një trofe të sezonit, ndërsa Interi dëshiroi të arrijë në finale për të dytin vit radhazi, pasi tashmë ka krijuar një epërsi solide ndaj rivalëve të Serie A.

 Foto: UEFA

 

QËNDRONI TË LIDHUR