• e enjte, 04 korrik 2024

Liverpuli ka kontaktuar me Baerin për Çabi Alonson

Liverpuli ka kontaktuar me Baerin për Çabi Alonson

Liverpul, 28 shkurt 2024 (MIA) - Udhëheqësia e Liverpulit ka kontaktuar drejtpërdrejt me kolegët e Baer Leverkuzenit për të shprehur dëshirën e tyre për ta sjellë Çabi Alonson në radhët e "të kuqve", zbulon "Bild".

"Enfild" për këtë ka informuar edhe agjentin personal të trajnerit - Injaki Ibanez.

Kjo vjen pas informacioneve ditëve të fundit se klubi anglez tashmë ka zhvilluar bisedime me vetë Alonson për ta bindur të pranojë sfidën për të trashëguar Jurgen Klopin këtë verë.

Në parim, spanjolli ka kontratë me Baerin edhe dy sezone të tjera dhe klubi i tij beson se do të qëndrojë në krye të skuadrës.

Nuk janë konfirmuar zërat se Alonso ka një klauzolë në kontratën e tij që lejon të largohet pa kompensim në rast të një oferte nga Liverpuli, Bajerni i Munihut apo Real Madridi.

Foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR