• e shtunë, 17 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Liturgji Pashkësh në Kishën katolike "Zemra e Jezuit" në Shkup

Liturgji Pashkësh në Kishën katolike

Shkup, 20 prill 2025 (MIA) - Besimtarët e Kishës katolike sot e festojnë RIngjalljen e Krishtit - Pashkët, festën më të madhe krishtere, që këtë vit në ditë të e njejtë e festojnë edhe bessimtarët ortodoksë.

Tradicionalisht në vend, shënimi qendror i besimtarëve katolikë u mbajt në Kishën katolike "Zemra e Jezuit" në Shkup, ku u shërbye Liturgji ringjalljeje.

Liturgjinë e Pashkëve e kryesoi peshkopi i Shkupit dhe Strumicës, Kiro Stojanov. Ai e lexoi predikimin e ringjalljes dhe ua uroi festën besimtarëve katolikë.

Peshkopi i Shkupit - Strumicës, paraprakisht në Porosinë e Pashkëve drejtuar besimtarëve e transmetoi thirrjen e Papës "në këtë Vit të shenjtë jubilar kur Pashkët festohen në të njejtën ditë edhe në Lindje edhe në Perëndim, të gjithë si nxënës të Krishtit, ta kuptojmë këtë si mundësi për të bërë hap vendimtar drejt unitetit lidhur me datën e përbashkët për Pashkët".

"Të gjithëve Ju uroj festën - Ringjalljen e Krishtit - Krishti u ringjall!", ceket në Porosinë me rastin e Pashkëve nga peshkopi i SHkupit dhe Strumicës, Kiro Stojanov.

Fotо: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR