• e hënë, 23 dhjetor 2024

Lirohet deputeti grek, i cili dje fizikisht ka sulmuar një koleg të tij në Parlament

Lirohet deputeti grek, i cili dje fizikisht ka sulmuar një koleg të tij në Parlament

Athinë, 25 prill 2024 (MIA) - Deputeti i pavarur Konstantinos Floros, i cili dje fizikisht e ka sulmuar deputetin nga Zgjidhja greke, Vasilis Gramenos në Parlamentin grek, pas çka edhe u arrestua, sot u lirua dhe deklaroi se sjellja e tij ka qenë e gabuar dhe "nuk është sjellje adekuate për një deputet grek", njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Kusht i vetëm që gjykatësi hetues dhe prokurori ia përcaktuan Florosit është ndalesa që t'i afrohet Gramenosit në distancë më pak se 50 metra.

Floros, i cili në zgjedhjet në qershor vitin e kaluar është zgjedhur me partinë e vogël ekstreme të djathtë Spartanë, ndërsa paradokohe e ka braktisur edhe u bë deputet i pavarur, gjatë seancës së djeshme plenare në Parlament filloi zënkë verbale me deputetin nga Zgjidhja greke, pas çka në korridor edhe fizikisht e ka sulmuar me grushta. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR