Lirohen të gjitha karburantet
- Prej sonte në mesnatë, çmimet e benzinës do të ulen për dy denarë, çmimi i dizelit do të ulet për një denarë, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të ulet për 2.5 denarë për litër, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE). Vendimi ul çmimet me pakicë të derivateve të naftës me një mesatare prej 2.3 për qind krahasuar me vendimin e mëparshëm.
- Post By Sara Ademi
- 12:44, 30 qershor, 2025
Shkup, 30 qershor 2025 (MIA) - Prej sonte në mesnatë, çmimet e benzinës do të ulen për dy denarë, çmimi i dizelit do të ulet për një denarë, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të ulet për 2.5 denarë për litër, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE). Vendimi ul çmimet me pakicë të derivateve të naftës me një mesatare prej 2.3 për qind krahasuar me vendimin e mëparshëm.
Çmimi i ri i shitjes me pakicë i EUROSUPER BS-95 do të arrijë 75,5 denarë për litër, EUROSUPER BS-98 do të shitet për 77,5, EURODIZEL BS (D-E V) për 69,5 ndërsa Ekstra vaji i lehtë për amvisëri (EL-1) për 69,5 denarë për litër.
Me vendimin e KRRE-së për 0,605 denarë për kilogram ulet dhe çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit M-1 NS dhe do të arrijë 39,583 denarë.
Nga KRRE theksojnë se çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror krahasuar me llogaritjen e mëparshme shënojnë ulje te benzinat mesatarisht për 5,671 për qind, te dizeli për 2,639, te ekstra vaji i lehtë për amvisëri 6,774 dhe mazuti për 1,701 për qind. Kursi i denarit në raport me dollarin sipas të cilit janë formuar çmimet me llogaritjen paraprake është më i ulët për 0,3392 për qind. sa/
Foto: MIA