Linja telefonike 192 për paraqitje në polici është ndërprerë për shkak të problemit teknik, në funksion është numri 112
- Ministria e Punëve të Brendshme kumton se linja telefonike 192 është ndërprerë për shkak të problemit teknik.
- Post By Arta Bunjaku
- 17:19, 12 qershor, 2025
Shkup, 12 qershor 2025 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme kumton se linja telefonike 192 është ndërprerë për shkak të problemit teknik.
Siç ceket në kumtesë, qytetarët ë cilët kanë nevojë, mund ta shfrytëzojnë numrin 112, deri në mënjanimin e problemeve teknike.
"Ministria e Punëve të Brendshme i njofton qytetarët se numri 192 për shkaqe teknike për momentin nuk është në funksion, po ndërmerren masa për mënjanimin e tyre. Ju informojmë se në funksion është numri 112 dhe qytetarët të cilët kanë nevojë mund ta shfrytëzojnë këtë numër", ceket në kumtesë. ab/
Foto: МIА arkivi