Linjë e re ajrore nga Shkupi në Larnaka nga 31 tetori
- Ministri i Transportit Aleksandar Nikollovski njoftoi se nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit nga 31 tetori vendoset një linjë e re ajrore në Larnaka të Qipros.
- Post By Sara Ademi
- 12:46, 24 maj, 2025
Shkup, 24 maj 2025 (MIA) - Ministri i Transportit Aleksandar Nikollovski njoftoi se nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit nga 31 tetori vendoset një linjë e re ajrore në Larnaka të Qipros.
"Rrugës për në Ohër për kremtimin e festës së Shën Cirilit dhe Metodit, dëshiroj të ndaj informacione për një linjë të re ajrore. Nga 31.10.2025 fillon linja e re ajrore Shkup-Larnaka, në Qipro. Kjo është linja e 11-të për 10 muaj, ndërsa është rezultat i politikave të Qeverisë së VMRO-DPMNE-së. Subvencionet dhe politikat e Qeverisë për zhvillimin e linjave ajrore japin rezultate", shënoi Nikollovski në Fejsbuk. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s