• e hënë, 23 dhjetor 2024

Limani: Rritja e mbështetjes për qytetarët vulnerabël dhe vendosja e ndihmës financiare për personat pa gjymtyrë të sipërme

Limani: Rritja e mbështetjes për qytetarët vulnerabël dhe vendosja e ndihmës financiare për personat pa gjymtyrë të sipërme

Shkup, 4 nëntor 2024 (MIA) - Rritja e ndihmës së garantuar minimale për 10 për qind, shtesa e posaçme për 30 për qind, ndihma financiare për tetraplegjinë për 50 për qind, për të shurdhërit plotësisht për 20 për qind, e drejta e kompensimit për punën afatshkurtë për prindërit për shkak të kujdesit ndaj një fëmije ose të një personi me aftësi të kufizuara fizike dhe mendore dhe me sëmundje më të rënda kronike për 30 për qind, si dhe futjen e një të drejte të re për ndihmë financiare për personat pa gjymtyrë të sipërme, paralajmëroi sot ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani.

Siç theksoi Limani në ngjarjen Platforma: 100% kushtuar për ty - "Masat dhe politikat për promovimin e shëndetësisë, politikave sociale, demografisë dhe rinisë", parashikohet program për punësimin e të paktën një personi me aftësi të kufizuar në të gjitha institucionet publike, por ende nuk do të përcaktohet raporti, nëse do të jetë një me 20, 30 apo 50.

Qeveria, shtoi ministri, planifikon edhe programe të veçanta për personat me aftësi të kufizuara që do të fillojnë biznesin e tyre, si dhe një program për punësimin e fëmijëve pa prindër dhe kujdesin prindëror pas mbushjes së 18 viteve.

"Planifikojmë dhe sigurojmë 1.500 libra të rinj audio për personat me shikim të dëmtuar, të ndërtojmë shtigje për të verbrit në të gjitha qytetet, të prezantojmë një fletëvotim në braille, ta bëjmë faksimilen nënshkrim zyrtar, të trajnojmë përkthyes të gjuhës së shenjave, të mbështesim unifikimin e gjuhës së shenjave,....Fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuara të pajisen me vauçerë me vlerë për blerjen e teknologjisë dhe materialeve ndihmëse. Po inicojmë edhe vendosjen e dhjetë sporteleve për gratë viktima të dhunës, fillimisht në dhjetë qytete, por jo vetëm aty paralelisht punojmë për zgjerimin e shërbimeve sociale në tërë vendin", nënvizoi ministri.

Ka përmendur edhe rritjen e pensioneve, ndërsa është planifikuar, tha, edhe ndërtimi i së paku pesë shtëpive për të moshuarit.

"Planifikojmë të kemi shtëpi në çdo komunë. Varësisht prej vendit ku kërkohet, atje do të ndërtojmë. Planifikojmë edhe sigurimin e pensionit plus pagës, gjegjësisht do t'i mundësojmë çdo pensionisti të qëndrojë në punë edhe pas ditës së pensionit, nëse kompania apo institucioni ka nevojë për të", sqaroi Limani.

Të gjitha këto aktivitete dhe projekte janë vetëm 30 për qind të asaj që Ministria planifikon të realizojë. rq/bsh/

Foto: print skrin

QËNDRONI TË LIDHUR