• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ligji për punë të jashtme do të ndryshojë me procedurë të rregullt në Kuvend, thonë burime në MPJ

Ligji për punë të jashtme do të ndryshojë me procedurë të rregullt në Kuvend, thonë burime në MPJ

Shkup, 16 shtator 2024 (MIA) - Ligji për punë të jashtme do të ndryshojë në procedurë të rregullt në Kuvend. Fillimisht do të ndryshojë në pjesën për shkak të ndërmarrjes së kompetencës për tregti të jashtme, por do të pësojë ndryshime edhe në pjesën e punëve të jashtme, me qëllim që Ministria të jetë më funksionale, thonë burime në MPJ, duke shtuar se ndryshimet do të prezantohen para se të publikohen, me qëllim që ligji të miratohet në mënyrë transparente.

Lidhur me rendin dhe disiplinën në Ministri, burime në MPJ thonë se ka pasur individë me profesione të larta diplomatike, madje edhe të ambasadorëve, të cilëve u është dhënë ndonjë angazhim, por disave prej tyre u është lejuar të mos shkojnë në punë, duke shtuar se kjo tashmë nuk do të tolerohet.

Lidhur me vendet e ambasadorëve, burime në MPJ theksojnë se ka filluar procedura për atë se kush do t aplotësojë vendin e ambasadorit në KB në Nju-Jork, pasi që ambasadori i deritanishëm, Ljubomir Fërçkovski dha dorëheqje.

Burimet shtojnë se ka afat që i takon, të cilin e merr para krhimit në shtet dhe ai afat po rrjedhë, me çka ai për disa javë do të kthehet në shtet, me çka do të përfundojë mandati i tij si ambasador, por, thonë nga atje, me atë nuk do të prëfun dojnë proceset për mangësitë serioze pas punës së tij dhe ato procese do të vazhdojnë në suaza të Ministrisë.

Për ambvasadorët Vesel Memedi në Itali dhe Andrej Zhernovski në Rumani, shtojnë burimet, ende po zgjasin procedurat e brendshme në suaza të MPJ-së.

Lidhur me thëniet për parregullsi edhe në dy ambasada, burime të MPJ-së tani për tani nuk zbulojnë për cilat ambasada bëhet fjalë. siç thonë, ndaj respektit për shtetin në të cilin janë akredituar dhe ende po kryejnë kontrolle të brendshme dhe procedura. ab/

Fotо: МIА arkivi

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR