• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ligji i ri për legalizimin e ndërtimeve pa leje në Kuvend, i propozuar nga deputeti Skender Rexhepi

Ligji i ri për legalizimin e ndërtimeve pa leje në Kuvend, i propozuar nga deputeti Skender Rexhepi

Shkup, 11 dhjetor 2023 (MIA) - Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për trajtimin e objekteve pa leje, me procedurë të shkurtuar, me propozim të deputetit Skender Rexhepi, është në rend dite të seancës së 135-të të Kuvendit të caktuar për më 22 dhjetor të këtij viti.

Me ligjin e ri të propozuar nga Rexhepi, i cili vepron si deputet i pavarur dhe së fundmi themeloi partinë e tij Lëvizja Popullore, ndryshohet afati ndaj të cilit objektet pa leje të cilat janë objekt i ligjit të kryhen punët ndërtimore dhe të instalimit në tërësi dhe të paraqesin tërësi ndërtimore dhe funksionale, gjegjësisht propozohet të përfshihen ndërtimet pa leje deri në fund të dhjetorit të vitit 2022.  Gjithashtu, propozohet edhe vlera e dëmshpërblimit të cilën aplikanti duhet ta paguajë për marrjen e statusit ligjor të objektit pa leje deri dhe mbi 80 metra katror.

Vlera e kompensimit për rregullimin e tokës ndërtimore për pjesën e sipërfaqes së objektit pa leje deri në 80 metra katror rritet për 50 për qind dhe për pjesën që është mbi 80 metra katrorë për 100 për qind dhe shumëzohet me sipërfaqen e ndërtimit pa leje i përcaktuar me elaboratin gjeodezik për përcaktimin e gjendjes faktike të objektit pa leje.

Nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve për MIA-n deklaruan se nuk u është dorëzuar propozimi për ndryshime të ligjit dhe se nuk mund të marrin vendim. Ata theksojnë edhe se nuk ka interes për marrjen e Propozim-ligjit që me propozim të tyre është dorëzuar tashmë dy vite në Kuvend.

"Në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve nuk është dorëzuar propozimi i ndryshimeve të ligjit dhe për këtë arsye nuk mund të shprehemi për këtë propozim sepse nuk i kemi ndryshimet për inspektim. Kujtojmë se për gati dy vite në Kuvend është dorëzuar propozimi për Ligjin për trajtimin e objekteve pa leje, i dorëzuar nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, për të cilin nuk ka interes për miratimin e tij", deklaruan nga Ministria e Transportit.

Në propozim-ligjin e dorëzuar nga Rexhepi, thuhet se gjatë vitit 2022, në territorin e vendit, sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, janë regjistruar 662 objekte të ndërtuara pa leje. Në varësi të llojit të ndërtesës, në mënyrë të paligjshme janë ndërtuar 111 objekte banimi, d.m.th objekte banesore, ndërtesa banesore-afariste dhe objekte afariste-banesore dhe shtëpi pushimi (16.8 përqind), 101 mbindërtime, përmirësime dhe përshtatje (15.3 përqind), 58 objekte afariste (8.8 përqind), 94 garazhe (14.2 përqind), 125 gardhe (18.9 përqind), pesë shkallare (0.8 përqind), 19 tarraca (2.9 përqind), tarraca verore (0.8 përqind), 50 kasolle (7.6 përqind), 15 struktura të përkohshme ( 2.3 për qind) dhe 79 objekte ndihmëse (11.9 për qind) Numri më i madh i objekteve të ndërtuara pa leje (96.2 për qind) janë në pronësi private.

"Edhe pse në kumtesën e Entit Shtetëror për Revizion nga fusha e Ndërtimtarisë, për objektet e ndërtuara pa leje jepen të dhëna për çdo vit, megjithatë numri  i objekteve të ndërtuara pa leje është shumë më i madh se ai i publikuar, ndërsa disa hulumtime japin të dhëna se numri i ndërtimeve pa leje në territorin e gjithë shtetit arrin rreth 50.000 objekte. Kjo situatë në vetvete paraqet një problem serioz për shtetin dhe ka një ndikim të shumëfishtë negativ në jetën e përgjithshme ekonomike dhe një pjesë e madhe e popullsisë është përfshirë si target grup", qëndron në Propozim-ligjin.

Sipas të dhënave të Agjencisë për Kadastër të Patundshmërive, deri në mars të këtij viti, në vend janë legalizuar 296.810 objekte të ndërtuara pa leje.

Legalizimi i ndërtimeve pa leje në vend u mundësua për herë të parë me Ligjin për Trajtimin e Ndërtimeve pa leje nga viti 2011. Ligji dhe afati i paraqitjes së kërkesave për legalizim ka pësuar disa herë ndryshime dhe me të fundit në vitin 2021, u mundësua zbatimi i tij edhe për pesë vite të tjera për të proceduar lëndët për rreth 140 mijë kërkesa, të cilat për një sërë arsyesh mbetën të bllokuar. Njëkohësisht me ato ndryshime, me propozim të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, në Kuvend u dorëzua një ligj i ri legalizimi, i cili do të mbulonte ndërtimet pa leje të ndërtuara deri në janar të vitit  2021, me pagesën e gjobave, por debati nuk ka nisur fare. 

Në atë propozim thuhej se do të mund të legalizohen objektet e ndërtuara pa leje deri më 1 janar të vitit 2021 dhe është parashikuar mënyrë e shkallëzuar e llogaritjes për llogaritjen e kompensimit të legalizimit. Për një objekt deri në 80 metra katrorë, masa e kompensimit rritet për 50 për qind të kostos bazë komunale dhe për ndërtesat mbi 80 metra katrorë, ky kompensim rritet për 100 për qind. Sipas vlerësimeve fillestare të Ministrisë përkatëse, me të do të përfshiheshin mbi 50 mijë kërkesa, por numri përfundimtar do të dihet nëse do të votohet përfundimisht dhe do të hapet mundësia për paraqitjen e kërkesave.

Për ndërtimet pa leje të legalizuara deri tani janë dhënë vendime me dokument i cili përfshin kërkesë te komuna, përpunimi i elaboratit gjeodet dhe konfirmi nga llogaritë e paguara komunale, Pas tërmeteve shkatërruese në Turqi dhe Siri, ekspertët nga kjo fushë apeluan që legalizimet e ardhshme eventuale  detyrimisht duhet të bëhen me projekt arkitektonik dhe kontroll të  statikës.  sa/

Foto: Arkivi  i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR