• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ligjet nuk bazohen në raste individuale, thotë Xhaferi në lidhje me rastin e Leonid Indovit

Ligjet nuk bazohen në raste individuale, thotë Xhaferi në lidhje me rastin e Leonid Indovit

Shkup, 22 shkurt 2024 (MIA) - Nuk mund të ketë ndryshime dhe zgjidhje ligjore për raste të caktuara. Puna e ligjeve nuk zbatohet në raste individuale. Ligjet janë rregulla të përgjithshme që duhet të zbatohen dhe që japin mundësinë që në mënyrë konsensuale të vlerësohet se cili pacient duhet të shkojë jashtë vendit, nëse nuk ka parakushte që trajtimi të bëhet në vend", tha sot kreyeministri Talat Xhaferi i pyetur nëse janë iniciuar ndryshime ligjore për shkak të rastit me Leonid Indovin.

"Ai është një akt i përgjithshëm për secilin qytetar. Nuk mund që rast pas rasti të keni zgjidhje ligjore sepse ai nuk do të ishte ligj, por do të ishte kaos, kështu që nuk është ky shkaku, por që dikush nuk po e bën punën e tij", tha Xhaferi.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë Maja Manoleva e pyetur sot për këtë rast tha se prindërit e Leonidit nuk kërkuan mendim se nëse rehabilitimi i tij mund të kryhet në një nga kushtet tona.

"Duhet të respektohet sistemi i shëndetësisë që e kemi, të gjitha mundësitë këtu të shterren dhe atëherë pacientët tanë mund të drejtohen për mjekim jashtë vendit. Sigurisht, duhet të shqyrtohet edhe ky opsion dhe të propozohet një lloj ndryshimi në Kuvend dhe pasi të jenë shterrur mundësitë për mjekim në vend, pacientët të drejtohen për mjekim dhe për rehabilitim jashtë vendit", tha Manoleva. rq/
Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR