• e mërkurë, 20 nëntor 2024

Ligjëratë nga nobelisti Dan Shehtman në FMN

Ligjëratë nga nobelisti Dan Shehtman në FMN

Shkup, 23 maj 2023 (MIA) - ProfesorI Dan Shehtman, fitues i çmimit Nobel në Kimi për kuazikristalet në vitin 2011, do të mbajë një ligjëratë në Fakultetin  Matematiko-Natyror (FMN) sot në orën 10:00.

Ligjërata me titull: “Technological Entrepreneurship – Key to World Prosperity and Peace"do të mbahet në Amfiteatrin e Institutit të Kimisë në FMN, dhe mund të ndiqet drejtpërdrejt edhe në linkun në vijim https://www.youtube.com/watch?v=b5KzJTOwl14

"Gjatë dekadave të fundit, ne kemi qenë dëshmitarë të një ndryshimi drejt politikave kombëtare ndaj nxitjes së inovacioneve dhe sipërmarrjes teknologjike. Thirrja për më shumë investime në sipërmarrje po bën jehonë në mbarë botën pasi bëhet e qartë se me përjashtim të disa vendeve, burimet natyrore si nafta dhe mineralet nuk janë të mjaftueshme për ekonomi të qëndrueshme, ndërsa zgjuarsia njerëzore është me të vërtetë burimi natyror më i rëndësishëm dhe i qëndrueshëm. Pra, a ka shpresë për të gjithë në botë për të përmirësuar jetën e tyre? A mund të motivohet dhe të mësohet sipërmarrja teknologjike në mënyrë që brezat e sipërmarrësve të vendosur të ndërtojnë ekonomi prosperitare? Përgjigja e qartë për të dyja pyetjet është "po" dhe fillon me arsimin në përgjithësi, e veçanërisht atë bashkëshkencor dhe teknik", thuhet ndër të tjera në kumtesën e ligjëratës së prof. Shehtman.

Është hera e parë që vendin tonë e viziton një nobelist nga fusha e shkencave natyrore.

Shehtman, i cili nga dje është në një vizitë disaditore në vend, të enjten do të mbajë një ligjëratë plenare dhe do të hapë Konferencën e Parë për Materiale në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë.

Den Shehtman është profesor  i Shkencës së Materialeve të "Filip Tobias"në Institutin e Teknologjisë Tehnion në Izrael, bashkëpunëtor në Laboratorin Kombëtar Ejms të Departamentit të Energjisë Së SHBA-së dhe profesor i shkencës së materialeve në Universitetin Shtetëror në Ajova. sa/

Foto: EPA 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR