• e premte, 12 korrik 2024

Liga konferenciale: Shkëndija u mposht nga ekipi armenas, Noah

Liga konferenciale: Shkëndija u mposht nga ekipi armenas, Noah

Abovjan, 11 korrik 2024 (MIA) - Futbollistët e Shkëndisë së Tetovës humbën sonte nga ekipi armenas Noah në terren mysafir me 2-0 (0-0) në kuadër të ndeshjes së parë të xhiros hyrëse kualifikuese në Ligën konferenciale.

Ekipi nga vendi ynë e mbajti rezultatin fillestar deri në dhjetë minutat e fundit kur Noah shënoi dy gola dhe erdhi një epërsi bindëse para revanshit në Shkup.

Portugezi Gregorio i solli epërsi prej 1-0 përbërjes armenase në minutën e 81-të, ndërsa rezultatin përfundimtar e shënoi serbi Aleksandar Miljkoviq në minutën e 90-të.

Revanshi është në program të enjten e ardhshme në Arenën nacionale "Todor Proeski" në Shkup.

Fituesi nga ky duel në xhiron e dytë kualifikuese në Ligën konferenciale do të luajë kundër ekipit nga Malta, Sliema.

Ndeshjet nga xhiroja e dytë kualifikuese janë në program më 25 korrik dhe 1 gusht. ab/

Foto: X

QËNDRONI TË LIDHUR