Liga e Evropës: Ndeshja e anuluar Arsenal – PSV ricaktohet për 20 tetor
- Post By Besnik Shuki
- 17:39, 14 shtator, 2022
Nion, 14 shtator 2022 (MIA) – Ndeshja e xhiros së dytë në Ligën e Evropës mes Arsenalit dhe PSV Ajnd’hoven, e cila duhej të luhej me 15 shtator, por u anulua për shkak të vdekjes së mbretëreshës britanike Elizabeta e Dytë, do të luhet më 20 tetor, publikoi sot UEFA.
Ndeshja në Londër u anulua për shkak të “kufizimeve serioze të resurseve policore dhe çështjeve rreth organizimit”, lidhur me vdekjen e mbretëreshës britanike.
UEFA e konfirmoi terminin e ri, pasi paraprakisht Premier liga e anuloi ndeshjen mes Arsenalit dhe Mançester Sitit, e cila duhej të luhej më 19 tetor.
“UEFA i shpreh falënderim Premier ligës dhe klubeve për shkak të bashkëpunimit dhe fleksibilitetit, me qëllim që kjo ndeshje e Ligës së Evropës të mund të vendoset në kalendar”, kumtoi UEFA. bsh/