• e martë, 19 nëntor 2024

Lidhja evropiane për ndryshim me deklaratë për paraqitje të përbashkët në zgjedhje

Lidhja evropiane për ndryshim me deklaratë për paraqitje të përbashkët në zgjedhje

Tetovë, 28 nëntor 2023 (MIA) - Afrim Gashi, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami sonte në Tetovë nënshkruan deklaratë të përbashkët të koalicionit Lidhja evropiane për ndryshim për paraqitje të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe presidenciale.

Si liderë të partive të tyre - Alternativa, Lëvizja demokratike dhe Lëvizja Besa, ata u obliguan për paraqitje të përbashkët opozitare në bllokun politik shqiptar me fikus drejt anëtarësimit të shtetit në Bashkimin Evropian.

Para nënshkrimit, tre liderët partiak iu drejtuan anëtarëve të pranishëm partiak dhe simpatizuesve të cilët morën pjesë në ngjarjen në një prej sallave sportive në Tetovë.

Kryetari i Lëvizjes dmeokratike, Izet Mexhiti e theksoi nevojën për mobilizim për ndryshime.

"Kjo është lëvizje për ata që mendojnë ndryshe nga krimi i partisë në pushtet. Mjaft ishte heshtje, qetësi, apati dhe njëmendje. Koha për ndryshime po afron. U bëj thirrje të gjithëve të bashkohen, ata që mund ta ndryshojnë mendimin mund të ndryshojnë gjithpka, ndryshimi po vjen", porositio Izet Mexhiti.

Integrimi në BE është zgjehdje e të gjithëve, porositi lideri i Alternativës.

Ai që bashkëpunon vetëm me faktorin e jashtëm në dëm të faktorit të brendshëm të popullit shqiptar, nuk mund të sundojë pa bashkëpunim me popullin shqiptar. Duhet të ketë bashkëpunim për dmeokraci, ekonomi, zhvillim shoqëror për luftë kundër korrupsionit dhe diskriminimit në rrugën drejt BE-së", theksoi Afrim Gashi.

Lideri i Lëvizjes Besa, Bilall kasami i fundit foli, duke cekur se bindje më e lartë se aleanca e tyre është besa për ndryshime evropiane.

"Në këtë moment kur në Maqedoni të Veriut krimi dhe korrupsioni dolën nga kontrolli, sistemi i drejtësisë është uzurpuar nga pushteti, arsimi është shkatërruar, shëndetësia është anashkaluar, përderisa të rinjtë masivisht po largohen nga vendi. Të bashkohemi, ta prëfundojmë tërë këtë, të jemio zëri i të gjithë qytetarëve të cilët me padurim presin ndryshime. Vetëm të bashkuar mund t'i luftojmë të gjitha dukuritë e lartëpërmendura antiqytetare dhe antievropiane të pushtetit aktual. Bashkohemi sepse shqiptarët në Maqedoni të Veriut meritojnë përfaqësim autentik", theksoi Kasami.

Gjithashtu, Kasami theksoi se ata do t'i mënjanojnë të jgitha ddefinicionet ligjore dhe kushtetuese të cilat janë evazive në realizimin e të drejtave të shqiptarëve. ab/

Foto: Printskrin i Lëvizjes Besa FB

QËNDRONI TË LIDHUR