• e shtunë, 23 nëntor 2024

Lidhja Demokratike për Ndryshim: Ligji nuk vlen njëlloj për anëtarët e familjes së Ali Ahmetit

Lidhja Demokratike për Ndryshim: Ligji nuk vlen njëlloj për anëtarët e familjes së Ali Ahmetit

Shkup, 18 janar 2024 (MIA) - Lidhja Demokratike për Ndryshime sot në konferencë për shtyp para Prokurorisë publike njoftoi se për nipin e Ali Ahmetit, Drin Ahmeti, i cili është kapur me mjete piroteknike, nuk vlen ligji, siç duhet të vlejë barabartë për të gjithë.

"Nipi i Ali Ahmetit, pronari formal të QT 'Soravia' në Shkup, Drin Ahmeti, është kapur me mjete piroteknike, për çka Kodi penal parashikon dënim me burg prej 10 viteve. Megjithatë, ai, pasi është nip i kapos Ali Ahmeti, vazhdon të shëtis i lirë, ndërsa janë të rrezikuar policët të cilët e kapën me mjete shpërthyese. Ky është shkaku pse sot jemi këtu, ta pyesim Ali Ahmetin ku është Drin Ahmeti dhe si ligji nuk vlen edhe për anëtarët e familjes së tij?! Të mos ishte Drin Ahmeti nip i kapos apo liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim, ku do të ishte ai sot? Si u bë që një djalë i ri, si Drin Ahmeti, të bëhet mbi ligjin?!, tha në konferencë për shtyp Behar Emini nga Aleanca Evropiane për Ndryshim.

Ai pyeti se kush është ai gjykatës, i cili ka paramenduar dispozita tjera për anëtarët e familjes së Ali Ahmetit, të cilat nuk vlejnë barabartë edhe për qytetarët tjerë.

"Ashtu, derisa shqiptarët tjerë, shpesh herë dhe krejtësisht të pafajshëm, po kalben nëpër burgje, anëtarët e familjes së Ali Ahmetit janë të veçantë, e shkelin ligjin dhe nuk mërziten për këtë", tha ai.

Emini potencoi se Lidhja Demokratike për Ndryshime konstaton se krimi dhe keqpërdorimi i drejtësisë nga ana e BDI-së, ka marrë përmasa shqetësuese, të cilat jo vetëm se e rrezikojnë perspektivën evropiane të shtetit, por, siç tha, tashmë janë bërë të rreziikshme edhe për jetën e qytetarëve tanë.

"Për këtë shkak, dërgimi i familjes Ahmeti në opozitë u shndërrua në mision shpëtimtar për shqiptarët, për shtetin dhe për të gjithë qytetarët", tha Emini. bsh/

Foto: Lidhja evropiane për ndryshime

QËNDRONI TË LIDHUR