• e enjte, 26 dhjetor 2024

Lideri i rebelëve sirianë: Regjimi i Al-Asadit është "i vdekur"

Lideri i rebelëve sirianë: Regjimi i Al-Asadit është

 Damask, 6 dhjetor 2024 (MIA) - Lideri i aleancës rebele siriane, Abu Mohamed al-Xhulani, deklaroi se qëllimi i tyre është rrëzimi i presidentit sirian Bashar al-Asad dhe të formojnë qeveri të re.

 "Regjimi që iranianët dhe rusët u përpoqën ta ringjallën ka vdekur", tha Al-Xhulani për Si-En-En-in.

 Al-Xhulani tha se planifikon të vendosë një sistem qeverisjeje në Siri të bazuar në institucione, jo një sistem në të cilin një sundimtar i vetëm merr,  siç tha, vendime arbitrare.

 Al-Xhulani është udhëheqësi i grupit islamik Hajat Tahrir al-Sham (HTS) i cili udhëhoqi një ofensivë të befasishme kundër forcave të Al-Asadit javën e kaluar, që sërish e ndezi luftën civile siriane pas disa vitesh qorrsokak.

 Aleanca rebele që atëherë ka marrë kontrollin e Alepos, qyteti i dytë më i madh në vend. Përveç më shumë se 200 fshatrave dhe pozicioneve, së fundmi e morën Hamën.

 Qëllimi tjetër është Homsi, i cili ndodhet rreth 40 kilometra në jug. Është qyteti i tretë më i madh në vend dhe një qendër e rëndësishme në rrugën për në Damask, bregun e Mesdheut dhe Libanin.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR