• e hënë, 23 dhjetor 2024

Liderët e Lidhjes Europiane për Ndryshim në takime me deputetët e grupit të deputetëve të CDU-së në Bunderstagun gjerman

Liderët e Lidhjes Europiane për Ndryshim  në takime me deputetët e grupit të deputetëve të CDU-së në Bunderstagun gjerman

Shkup, 29 nëntor 2023 (MIA) - Liderët e Lidhjes Europiane për Ndryshim, Afrim Gashi, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, në Bundestagun gjerman patën takime me deputetët e  grupit parlamentar të CDU-së,  Manfred Grund,  Heike Bremer dhe  Anja Karliçek, ish-ministre e Edukimit dhe Hulumtimit, si dhe me anëtarë të kabineteve të tyre, informojnë nga Besa. 

Fokusi i bisedave ishte thellimi i bashkëpunimit institucional dhe ndërpartiak midis grupit parlamentar të Lidhjes Europiane për Ndryshim dhe grupit parlamentar të CDU-së, në kuadër të paralamenteve përkatëse. Mirëpo vëmendje e veçantë iu kushtua temës së rritjes së numrit të turistëve gjermanë në Maqedoninë e Veriut dhe tërheqjes së investitorëve gjermanë. 

Delegacioni i Lidhjes Europiane për Ndryshim prezantoi detajet e mundësive ligjore, zhvillimore dhe infrastrukturore të vendit, duke theksuar potencialin e tij. Në veçanti, u theksua nevoja për të prezantuar para audiencës gjermane mundësitë konkrete dhe avantazhet që Maqedonia e Veriut ofron për investime. Delegacioni fokusoi diskutimin rreth sektorit të turizmit, hotelierisë, gastronomisë, pa anashkaluar edhe sektorët tjerë, duke përmendur mundësinë e shfrytëzimit të fondeve të Bashkimit Evropian për përmirësimin e infrastrukturës dhe kapaciteteve turistike. Pjesëmarrësit në takim shfaqën një interes serioz dhe gatishmëri për të bashkëpunuar në përmirësimin e investimeve gjermane, veçanërisht në fushën e turizmit. 

 Foto: BESA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR