• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Liderët e LEN-së dhe Taravari në takim me Albin Kurtin në Prishtinë

Liderët e LEN-së dhe Taravari në takim me Albin Kurtin në Prishtinë

Shkup, 30 janar 2024 (MIA) - Liderët e Lidhjes Evropiane për Ndryshim (LEN), Izet Mexhiti., Bilal Kasami dhe Afrim Gashi dhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, sonte në Prishtinë kanë realizuar takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

"Në një ambient tepër miqësor biseduam për zhvillimet politike në vendet tona, për bashkëpunim, i cili do të kontribuojë në avancimin e pozitës së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, zhvillimin ekonomik të dy vendeve dhe faktorizimin e shqiptarëve në rajon", publikoi Kasami pas takimit në profilin e tij në Fejsbuk.

U publikua edhe fotografi nga takimi, ku gjenden liderët e LEN-së dhe Taravari me Kurtin, ndërsa i pranishëm është edhe kryetari i Parlamnentit të Kosovës, Glauk Konjufca.

"Vjen. Vjen. Ndryshimi i madh po vjen", shkruan në fotografinë e publikuar.

Lideri i Lëvizjes Demokratike, Mexhiti, për Klan Kosova deklaroi se vizita është me ftesë të kryeministrit të Kosovës. bsh/

Foto: Lëvizja Demokratike

QËNDRONI TË LIDHUR