• e hënë, 23 dhjetor 2024

Liderët e koalicionit VLEN në takim me Kurtin

Liderët e koalicionit VLEN në takim me Kurtin

Dibër, 21 prill 2024 (MIA) - Kandidari presidencial i koalicionit VLEN, Arben taravari dhe liderët e partive të cilët e përbëjnë kaoalicionin, Afrim Gashi, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti patën takim në Prishtinë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Pas tubimeve të mëdha, madhështore me diasporën shqiptare, erdhëm në Prishtinë, të ftuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Mbështetja e tij për koalicionin tonë në këto zgjehdje është p arezervë, jo vetëm prej tij, por edhe nga secili deputet, minisstër, e madje edhe aktivisti i fundit i Lëvizjes Vetëvendosje", shkroi Taravari në Fejsbuk.

Në takim mori pjesë edhe Bekim Çoku nga Lëvizja "Vetëvendosje".

Taravari në Fejsbuk thekssoi se ndryshimi që ishte bërë në Kosovë me kryeministrin Kurti është evident dhe e ndjejnë qytetarët e Kosovës, ndërkaq ndryshimi duhet të ndodhë edhe në Maqedoni të Veriut.

"Sepse, me të vërtetë, shqiptari nga Maqedonia e Veriut meriton të jetojë, jetë dinjitoze, meriton të jetë denjësisht i rpezantuar, ndërsa këtë ndryshim do ta mundësojë Koalicioni VLEN", theksoi Taravari. ab/

Fotо: Status i Taravarit në profilin në Fejsbuk 

 

QËNDRONI TË LIDHUR