• e hënë, 23 dhjetor 2024

Liderët botërorë do ta shënojnë 80-vjetorin e Ditës D

Liderët botërorë do ta shënojnë 80-vjetorin e Ditës D

Paris, 6 janar 2024 (MIA) - Liderët botërorë nga të dy anët e Atlantikut sot pritet të arirjnë në ngjarjet memoriale në Francë me rastin e 80-vjetorit të shkarkimit të trupave aleate në Normandi gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Arritja e trupave e shënoi fillimin e fushatës së suksesshme për çlirim të Evropës nga Gjermania naziste.

Mes liderëve më të lartë të cilët do të arrijnë do të ejtë edhe presdienti amerikan, Xho Bajden, i cili dje arriti në Francë. Pritet të arrijnë edhe presidenti francez, Emanuel Makron, kancelari gjerman, Olaf Sholc dhe presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, si dhe mbreti britanik Çarllsi III dhe anëtarët e familjes mbretërore holandeze.

Siç transmetoi DPA, e vërejtshme do të jetë mungesa e presdientit rus Vlladimir Putin, i cili ishte ndërkombëtarisht i izoluar pasi që urdhëroi invazionin e plotë në Ukrainë në shkurt të vitit 2022 edhe këtë vit nuk është ftuar të marrë pjesë në komemoracionin e këtij viti.

Trupat aleate u shkarkuan në brigjet e Francës veriore më 6 qershor 1944, duke e shënuar fillimin e çlirimit të Francës dhe Evropës Perëndimore nga pushteti nazist.

Operacioni Neptun - emri zyrtar kodues i shkarkimit në Normandi - shënoi kthesë të qartë në luftë. Dita D, gjithashtu, do të mbahet mend për dhjetëra mijë jetë të humbura sepse ushtarët aleatë të cilët u shkarkuan në breg hasën në rezistencë të ashpër gjermane.

Para 80 viteve, mbi 150.000 ushtarë u nisën drejt Francës veriore nga Portsmuthi në Britani. Forcat aleate në Ditën D përbëheshin kryesisht nnga trupa nga SHBA-ja, Britania e Madhe, Kanadaja, Polonia dhe Franca.

Festimet memoriale do tl mbahen në plazhin Sen Loran-sur-Mer, i njohur si plazhi Omaha. ab/

foto: DPA

QËNDRONI TË LIDHUR