• e shtunë, 29 qershor 2024

Levandovski tifozëve të Barcelonës: Keni durim, do të fitojmë diçka në fund të sezonit

Levandovski tifozëve të Barcelonës: Keni durim, do të fitojmë diçka në fund të sezonit

Barcelona, ​​15 shkurt 2024 (MIA) - Golashënuesi më i mirë i Barcelonës, Robert Levandovski beson se ekipi ku luan do të fitojë diçka në fund të sezonit. Futbollisti polak ka qenë kumbar i një aktiviteti humanitar në Barcelonë ku u mblodhën më shumë se 80 mijë euro për klinikën e fëmijëve në Sant Kugat del Vales.

"Ky është futbolli, punojmë në çdo ndeshje që të luajmë më mirë. Mendoj se tani është koha e përkryer për të fituar dhe të luajmë më mirë. I lus të gjithë tifozët tanë për durim. Do të luajmë të bashkuar dhe mendoj se në fund të sezonit do të jemi të kënaqur me mënyrën se si kemi performuar. Jam i sigurt se do të fitojmë shumë ndeshje, përfshirë edhe Ligën e kampionëve. Në fund do të fitojmë diçka”, ka premtuar Levandovski.

Ai refuzoi të komentojë nëse Hanzi Flik me të cilin fitoi të gjitha trofetë me Bajernin në Gjermani në vitin 2020, mund të vjen në vendin e Çavit në Barcelonë.

"Kush është trajneri i Barcelonës për momentin? Çavi. Kaq, faleminderit", deklaroi polaku i cili ka edhe dy vite kontratë me klubin.

Foto: arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR