• e enjte, 11 korrik 2024

Lebron Xhejms u bë shënuesi më i mirë në historinë e NBA

Lebron Xhejms u bë shënuesi më i mirë në historinë e NBA

 

Los Anxheles, 8 shkurt 2023 (MIA) – Basketbollisti i Los Anxheles Lejkers, Lebron Xhejms, hyri në historinë e NBA-së si lojtari më efektiv.

Tridhjetë e tetë vjeçari amerikan shënoi 36 pikë në ndeshjen me Oklahoma të zhvilluar mëngjesin e sotëm në Los Anxheles. Lebron tani ka 38,388 pikë në llogarinë e tij. Ai theu rekordin e Karim Abdul-Xhabar prej 38,387 pikëve gjatë karrierës së tij.

Abdul-Xhabar shënoi pikët e tij të fundit të sezonit të rregullt në NBA më 24 prill 1989, kur Lebron ishte vetëm 4.5 vjeç.

Xhejms i shënoi pikët e tij të para në NBA më 30 tetor 2003. Kështu që atij iu deshën 19.5 vjet për të thyer rekordin e Xhabar.

Ndryshe, Lejkerss humbën nga Oklahoma me 133:130 dhe me bilanc prej 25 fitoresh e 30 humbjesh janë në vendin e 13-të në Konferencën Perëndimore. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR