• e enjte, 11 korrik 2024

Lebron Xhejms i treti në listën e përjetshme për nga tripël-dabël në historinë e NBA-së

Lebron Xhejms i treti në listën e përjetshme për nga tripël-dabël në historinë e NBA-së

Hjuston, 3 prill 2023 (MIA) - Basketbollisti i Los Anxheles Lejkers, Lebron Xhejms shënoi tripël-dabël mbrëmë në ndeshjen kundër Hjuston Rokets (134:109) në pjesën e rregullt të sezonit në NBA.

Xhejms ndeshjen e përfundoi me 18 pikë, 10 kërcime dhe 11 asistime.

Ky tripël-dabël për superyllin e Lejkersave ishte i 107-ti në karrierë në NBA. Xhejms në këtë kategori statistikore e arriti Xhejson Kidin, i cili gjendet në vendin e katërt në listën e përjetshme.   

Në top treshin e parë janë Mexhik Xhonson (138 tripël-dabël), Oskar Robertson (181) dhe Rasel Uestbruk (198). bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR