• e hënë, 23 dhjetor 2024

Lavrov: Plani ukrainas përfshin tërheqje të ushtrisë sonë nga territoret e pushtuara

Lavrov: Plani ukrainas përfshin tërheqje të ushtrisë sonë nga territoret e pushtuara

Moskë, 29 mars 2024 (MIA) - Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov deklaroi se plani paqësor i propozuar nga Ukraina është absurd sepse bazohet në ide të papranueshme siç është tërheqja e Moskës nga territori të cilin tashmë e ka pushtuar. 

Në një intervistë për gazetën e Moskës "Izvestia", Lavrovi tha se samiti paqësor i propozuar nga Ukraina nuk do të ketë sukses derisa nuk ndryshohen postulatet e tij themelore, përfshirë edhe që të mos lejohet pjesëmarrje e Rusisë.

"Në çdo rast, ne jemi të gatshëm të bisedojmë, por jo në bazë të "formulës për paqe" të (presidentit ukrainas Volodomir) Zelenski", tha Lavrovi. Ai, gjithashtu, u pyet si një politikan  serioz në Uashington, Bruksel, Londër, Paris ose Berlin "mund të thotë se nuk ka alternativë për formulën e Zelenskit".

Lavrovi i hodhi poshtë si të papranueshme dispozitat e planit paqësor ukrainas, me të cilat, mes tjerash, kërkohet që Rusia të tërhiqet nga territoret të cilat i pushtoi, duke e përfshirë edhe Krimenë, të aneksuar jashtëligjshëm në vitin 2014. 

Zelenski hedh poshtë çfarëdo lloj mendimi për bisedime me Moskën në çfarëdo lloj baze përveç planit paqësor. 

Lavrovi tha se është takuar me përfaqësues dhe diplomatë zyrtarë nga Zvicra të cilët e kanë siguruar se samiti paqësor, në të cilin Berni u pajtua të jetë nikoqir, do ta përfshijë Rusinë dhe do të mbahet nën "kushte reale".

"Ne e kuptojmë se asgjë nuk mund të zgjidhet pa ju, kjo është e padrejtë", i citoi Lavrovi fjalët e përfaqësuesve zviceranë. fc/

Fotografia: DPA

QËNDRONI TË LIDHUR