• e martë, 22 tetor 2024

Lavrov: Deklarata e Bajdenit për uljen e armatimit bërthamor pa parakusht janë mashtrim

Lavrov: Deklarata e Bajdenit për uljen e armatimit bërthamor pa parakusht janë mashtrim

Moskë, 21 tetor 2024 (MIA) - Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov dje tha se deklarata e presidentit amerikan Xho Bajden për gatishmërinë e Uashingtonit që të negociojë me Rusinë për ulje të armës bërthamore pa parakusht janë "mashtrim". 

"Thirrja që të flitet për stabilitet strategjik, për kontroll të armëve bërthamore pa parakusht është mashtrim. Çka do të thotë 'pa parakusht'? Kjo do të thotë se amerikanët e mbajnë të drejtën që të në shpallin armiq në dokumentet e tyre doktrinuese", deklaroi Lavrov për "Argumente dhe fakte".

Bajden paraprakisht deklaroi se bota duhet të angazhohet për eliminim të plotë të arsenalit bërthamor, ndërsa e konfirmoi edhe gatishmërinë e SHBA-së që të negociojë me Rusinë, Kinën dhe Korenë Veriore në këtë drejtim. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR