• e martë, 26 nëntor 2024

Austri: Mandatin për formimin e qeverisë së re e mori Partia Popullore e renditur e dyta

Austri: Mandatin për formimin e qeverisë së re e mori Partia Popullore e renditur e dyta

Vjenë, 22 tetor 2024 (MIA) – Presidenti austriak Aleksander van der Belen, disa javë pas zgjedhjeve parlamentare në Austri, ia besoi mandatin për formimin e qeverisë së re kancelarit aktual dhe liderit të Partisë Austriake të Lirisë e renditur e dyta, Karl Nehamer. 

Presidenti Van der Belen e sqaroi vendimin e tij, duke theksuar se pas bisedimeve gjatë javëve të kaluara u bë e qartë se Partia e Lirisë e Austrisë dhe kryetari i saj Herbert Kikl nuk mund të gjejnë partner koalicioni. 

Ai shpjegoi se OVP dhe Partia Socialdemokratike e Austrisë (SPO) e renditur e  treta kanë shprehur shqetësime për demokracinë dhe sundimin e ligjit, prandaj nuk mund të bëjnë koalicion me FPO, partinë e ekstremit të djathtë. Këto parti arsyetuan edhe refuzimin e tyre për të bashkëpunuar me FPO-në, duke vënë në dukje afërsinë e kësaj partie me Moskën dhe mungesën e distancës nga forcat radikale të djathta në Austri.

Austrisë i nevojitet qeveri efektive, e qëndrueshme dhe e pavarur”, tha Van der Belen. Ai nuk e përjashtoi mundësinë që në qeverinë e ardhshme të marrin pjesë edhe Të gjelbrit ose partia liberale Neos, me qëllim të sigurimit të mbështetjes më të madhe në parlament. 

Në zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 29 shtator, FPO fitoi 29 për qind të votave, OVP fitoi 26, socialdemokratët SPO fituan 21 për qind, Neos nëntë, ndërsa të Gjelbrit tetë për qind. 

Edhe para zgjedhjeve, OVP përjashtoi mundësinë e një koalicioni me FPO nëse lideri i saj Herbert Kickle, pikëpamjet e të cilit OVP i konsideron tepër ekstreme, dëshiron të marrë pjesë në punën e qeverisë. OVP dhe FPO dikur formuan një koalicion në nivel federal, por ai koalicion, së bashku me qeverinë e kancelarit të atëhershëm Sebastian Kurc, u shpërbë në vitin 2019 për shkak të rolit të FPO në skandalin e korrupsionit “Ibica”. fc/

Fotografia: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR