• e hënë, 23 dhjetor 2024

Sulmet ruse në Ukrainë: Janë vrarë pesë civilë, mes të cilëve edhe një fëmijë

Sulmet ruse në Ukrainë: Janë vrarë pesë civilë, mes të cilëve edhe një fëmijë

Kiev, 22 tetor 2024 (MIA) - Dy të moshuar dhe një fëmijë u vranë në një sulm gjatë natës në qytetin Sumi, në Ukrainën verilindore, ndërsa dy civilë tjerë u vranë në një sulm tjetër në rajonin e Donjeckut, njoftuan autoritetet ukrainase. 

Në Sumi, një sulm me dronë dëmtoi ndërtesat në qytet, i cili para pushtimit rus kishte mbi 250,000 banorë, njoftoi administrata rajonale.

Presidenti i Ukrainisë, Vollodimir Zelenski, përmes Telegramit deklaroi se vetëm uniteti ndërkombëtar mund të ndihmojë në mposhtjen e "këtij terrori rus". Ai përsëri u bëri thirrje aleatëve perëndimorë që të ofrojnë më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore dhe të lejojnë sulme ndaj objektivave ushtarake në territorin e Rusisë.

Armata ruse e ka rritur aktivitetin e saj në rajonin e Sumit si përgjigje ndaj ofanzivës ukrainase, e cila filloi në gusht në rajonin Kursk në Rusi.

Në sulmet në mëngjes janë qëlluar ndërtesat e banimit dhe infrastruktura kryesore, ndërsa mbi rajon u rrëzuan 25 drone ruse. 

Në rajonin Donjeck, bombardimet ruse dje vranë dy persona dhe plagosën një tjetër. qa/

Foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR