LAMM: Regjim i ndryshuar i komunikacionit në seksionin Prilep - Manastir nga Korridori 10, në ndërprerje komunikacioni në VK Evzoni (Bogorodicë)
- - Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
- Post By Fitore Curri
- 19:07, 30 dhjetor, 2025
Shkup, 30 dhjetor 2025 (MIA) - Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
Lidhja Automote e Maqedonisë informon se për shkak të protestës së bujqve grekë, prej orës 17:10 qarkullimi në VK Evzoni (vendkalimi kufitar Bogorodicë) është ndërprerë. Në dy drejtimet është ndërprerë edhe qarkullimi drejt VK Qafë Thanë për shkak të një aksidenti.
LAMM njofton edhe se prej orës 15 sot do të ketë ndryshim të regjimit të komunikacionit në Korridorin 10, në seksionin Prilep – Manastir, me çka komunikacioni do të ridrejtohet në rrugën rajonale P1101.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut.
“Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë”, bën të ditur LAMM. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s