• e premte, 05 dhjetor 2025

LAMM: Normalizohet qarkullimi në autostradën Shkup – Veles

LAMM: Normalizohet qarkullimi në autostradën Shkup – Veles

Shkup, 27 tetor 2025 (MIA) - Është normalizuar qarkullimi në autostradën Shkup - Veles dhe po zhvillohet në të dy korsi, informojnë nga LAMM. Më parë, LAMM informoi se për shkak të rrëshqitjes së dheut në korsinë e majtë të autostradës Shkup - Veles, pas pikës pagesore Sopot, para tuneleve të Bashino Sellës, trafiku po zhvillohet në korsinë e djathtë.

Nga LAMM theksojnë se komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar, derisa në vendkalimet kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. 

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR