• e enjte, 04 dhjetor 2025

LAMM: Është normalizuar komunikacioni në aksin e rrugës rajonale R1-202 Hanet e Mavrovës - Dibër

LAMM: Është normalizuar komunikacioni në aksin e rrugës rajonale R1-202 Hanet e Mavrovës - Dibër

Shkup, 8 gusht 2025 (MIA) - Komunikacioni në aksin e rrugës rajonale R1-202 Hanet e mavrovës - Dibër, afër urës Rostushë, ku pati ndërprerje për shkakt ë një aksidenti rrugor, është normalizuar, informojnë nga LAMM.

Siç kumtojnë nga atje, komuikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Vërehet frekuentim i shtuar i automjeteve, në Tabanoc koha e pritjes për hyrje dhe dalje nga vendi është rreth 20 minuta, në vendkalimet e tjera nga ana e vendit tonë nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. 

Foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR