• e hënë, 23 dhjetor 2024

Lajtens: FRONTEKS do të sigurojë efikasitet më të madh në luftën kundër rutave të emigrantëve dhe krimit

Lajtens: FRONTEKS do të sigurojë efikasitet më të madh në luftën kundër rutave të emigrantëve dhe krimit

Shkup, 20 prill 2023 (MIA) - Forcat e FRONTEKS-it do të jenë më të pranishme dhe me këtë do të sigurojmë cilësi më të madhe dhe siguri më të madhe në kufijtë dhe unë shpresoj dhe jam i bindur që kjo do të ndihmojë në luftën kundër krimit dhe atyre të cilëve u nevojitet ndihma jonë. Bashkëpunimi është shembull i shkëlqyer se si FRONTEKS dëshiron të bashkëpunojë me vende të treta, me ju dhe vendet e tjera të cilat e mbajnë barën e rutave të emigrantëve, deklaroi drejtori ekzekutiv i FRONTEKS, Hans Lejtens në konferencën e përbashkët për media me ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski pas fillimit zyrtar të Operacionit të Përbashkët të FRONTEKS-it në vend.

Në pyetjen e gazetarëve nëse prania e nënpunësve nga FRONTEKS-i mund ta bëjë rutën ballkanike joatraktive, Lejtens tha se nuk bëhet fjalë vetëm për luftë kundër rutave të emigrantëve, por edhe për luftën kundër krimit. 

"Kontrabanda e emigrantëve është një nga krimet më të rënda me të cilat mund të përballemi. Ju vetëm mund të imagjinoni se çfarë do të thotë kjo dhe për këtë është e rëndësishme të hidhet hapi tjetër në Ballkanin Perëndimor dhe më duhet të them se ky është një hap i rëndësishëm për Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, sepse ata janë të hapur ndaj këtij bashkëpunimi, e duan ndihmën tonë dhe ne jemi të kënaqur që jemi në gjendje t'i ndihmojmë ata, por në të njëjtën kohë do të mësojmë nga nënpunësit  tuaj të policisë sepse duam të dimë karakteristikat specifike të rutave ballkanike të emigrantëve dhe kjo është pikërisht arsyeja pse nuk nevojiten operacione dhe aktivitete të përbashkëta vetëm me Maqedoninë e Veriut, por edhe me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Jam i bindur se do të arrijmë sukses. Por kjo është një maratonë, jo një vrapim i shpejtë, jo një sprint", tha Lajtens.

Në lidhje me atë nëse kanë qëllime konkrete të cilat duan t'i arrijnë gjatë misionit dhe nga çka do të varet nëse Marrëveshja do të vazhdojë pas janarit të vitit 2024 tha se angazhimi i tyre nuk përfundon në janar të vitit të ardhshëm, por, siç tha, FRONTEKS bën evaluim në nivel vjetor, kështu që ndoshta do të ketë vazhdim dhe do të jetë më gjatë këtu. 

"Në profesionin tonë është shumë e vështirë të japim rezultate konkrete dhe të sakta sepse sigurisht kriteret janë pjesë e një grupi më të madh. Siç u përmend gjatë ceremonisë, kemi të bëjmë edhe me ndryshime klimatike, sfida gjeopolitike, këtu është edhe lufta në Ukrainë dhe për këtë nuk mund t'ju jap një numër si një mijë, zero apo çfarëdo tjetër. Prandaj nevojitet një dialog i vazhdueshëm ndërmjet Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Agjencisë sonë. Çfarë kemi bërë tani, çfarë po bëjmë dhe vazhdojmë të ndajmë informacione rreth asaj që dimë, dhe tani jemi në një pozicion për të parë edhe pasqyrën evropiane. Dhe kështu ne mund të shohim se nga vijnë rrjedhat. Tani për tani është zona e Mesdheut Lindor, por gjërat ndryshojnë nga sot nesër dhe kjo është arsyeja pse ne shpesh kontaktojmë si nga pikëpamja e FRONTEKS ashtu edhe nga pikëpamja e Maqedonisë së Veriut për të parë të gjithë pamjen, për të pasur një pasqyrë më të gjerë të asaj që ndodh në rajonin e Detit Mesdhe", tha Lajtens.

Sipas tij, rezultatet nuk mund të arrihen brenda natës dhe për këtë angazhimi i tyre është deri në janar të vitit 2024, megjithatë përsëriti, angazhimet e tyre nuk ndalojnë këtu. 

"Ne vazhdimisht informohemi dhe vendosim se si do të vazhdojmë më tutje. Fokusi i FRONTEKS-it do të varet nga situata konkrete kuptohet. Dhe është shumë me rëndësi që të bazohemi në informacionet të cilat i marrim nga kolegët nga Maqedonia e Veriut. Kuptohet, e shohim punën e përditshme, i ndjekim trendet dhe në këtë moment siç thamë pjesa qendrore dhe lindore nga Rajoni i Detit Mesdhe janë halli ynë më i madh për momentin", tha ai. fc/

Fotogafia: Prinstkrin

QËNDRONI TË LIDHUR