• e diel, 22 dhjetor 2024

Lajçak: Anëtarësimi në BE është alternativa më e mirë për Maqedoninë e Veriut, këshilla ime është që të vendoset interesi i përbashkët mbi interesat partiake

Lajçak: Anëtarësimi në BE është alternativa më e mirë për Maqedoninë e Veriut, këshilla ime është që të vendoset interesi i përbashkët mbi interesat partiake

Shkup, 10 dhjetor 2024 (MIA) - Anëtarësimi në BE është alternativa më e mirë, si për Maqedoninë e Veriut ashtu edhe për rajonin në këtë moment të një konteksti të ri gjeopolitik, theksoi Mirosllav Lajçak, përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështjet rajonale të Ballkanit Perëndimor, në Konferencën e Shtatë Plenare të Konventës Kombëtare për Bashkimin Evropian në Maqedoninë e Veriut, e cila mbahet në Kuvend.

"Gjeopolitika krijoi mundësi të reja për zgjerimin e BE-së, por këto dritare nuk mbeten përgjithmonë të hapura, këshilla ime është të mos përsërisni gabimet e së kaluarës, këshilla ime është të shfrytëzoni momentin dhe të vendosni interesin e përbashkët para interesave partiake", tha Lajçak.

Ai kujtoi fjalët e Komisioneres së re Evropiane për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Marta Kos, e cila tha se negociatat kërkojnë përpjekje intensive nga e gjithë shoqëria, ky duhet të jetë një projekt kombëtar në të cilin bartës duhet të jenë të gjithë.

Siç tha ai, nëse pyet Çet-GPT për BE-në, ai do t'ju thotë se është një Union politik dhe ekonomik, por në radhë të parë është një Union i njerëzve të bashkuar në diversitetin e tyre. Ata duhet të jenë bartës dhe të besojnë në të, sepse ka shumë tendenca shqetësuese që rrezikojnë projektin europian, luftërat hibride, populizmi, rënien e besimit.

“Nuk po them se BE-ja është perfekte, por do të doja të them disa fjalë për rrugën evropiane të Maqedonisë. Kur e nisët këtë proces, mendova se do të përparoni shumë, por fatkeqësisht nuk jeni as afër dhe bashkohem me frustrimin tuaj. Gjithçka që u përmend duhet të përmbushet. Fakti është se parametrat janë vendosur dhe nuk do të them asgjë të re, që të mos e humbisni këtë mundësi dhe të rrezikoni të neglizhoheni. Gjithashtu, duke pasur parasysh zhvillimet e fundit gjeostrategjike, zgjerimi është me të vërtetë prioritet dhe për këtë, këto ditët e fundit u angazhuan edhe Komisioni Evropian edhe Kryetari i Këshillit Evropian”, tha Lajçak.

Uzlem Xhanel, ambasadore e Mbretërisë së Holandës në Maqedoninë e Veriut, theksoi se entuziazmi për anëtarësim në BE mund të ndihmojë mbartëst e proceseve për ta afruar rajonin me BE-në dhe se Holanda dëshiron që Ballkani Perëndimor të jetë prosperues dhe i sigurt. edhe kur të jetë gati të anëtarësohet në BE.

“Sundimi i ligjit nuk është kot pjesë e Grupit “Themelet”, sepse ne në Holandë vërtet besojmë se sundimi i ligjit është themeli i shoqërisë sonë, shteti i së drejtës do t'ju bëjë një shtet anëtar të suksesshëm”, theksoi Xhanel.

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, Antonio Miloshoski, tha se për dallim nga Sllovakia, Çekia, Estonia dhe vendet e tjera që u bashkuan pas një procesi negociues që zgjati gjashtë, shtatë apo tetë vjet për ta, sot kemi Serbinë dhe Malin e Zi, të cilët janë duke negociuar 11 apo 12 vjet dhe ende nuk janë anëtarë të BE-së, dhe kjo, sipas tij, tregon se zgjerimi brenda BE-së, vitet e fundit, nuk është në krye të agjendës për disa shtete anëtare.

Milloshoski vlerësoi se ne nuk jemi perfekt si rajon dhe si vend kandidat, por, thotë ai, jam i sigurt se e kemi merituar që shumë kohë më parë t'i fillojmë negociatat për anëtarësim në BE, por gjithmonë ka pasur një arsyetim të mirë ose më pak të mirë për të mos filluar negociatat.

“Pavarësisht bllokadës nga Bullgaria, unë kisha një dilemë nëse Bullgaria vepron në mënyrë të pavarur në këtë bllokadë. Ne kemi qenë shtet sovran për 30 vjet dhe kjo pyetje që ka bërë tani Bullgaria nuk është bërë kurrë si kërkesë. Bllokimi i Bullgarisë është një shpikje e pavarur që ata e përdorin në baza dypalëshe, apo brenda vetë BE-së ka anëtarë të tjerë që nuk kanë asgjë kundër shtyrjes së procesit të zgjerimit për pesë, dhjetë vjet. Brenda vetë BE-së, ka tema serioze si nëse KE-ja mund të ketë 6 komisionerë të tjerë evropianë, nëse PE-ja mund të ketë 30 apo 40 parlamentarë të rinj, nëse fondet evropiane për bujqësinë, eurozonën, apo në disa fusha të tjera, ku BE-ja do të ishte gati të prezantojë edhe gjashtë aktorë të rinj dhe nëse zgjerimi mund të ndodhë në të ardhmen”, tha Milloshoski.

Ai beson se BE-ja në të ardhmen do të mund të ofrojë që përveç anëtarësimit të plotë edhe anëtarësim të caktuar asociativ, si zëvendësim i anëtarësimit, përkatësisht anëtarësimit me etapa në fusha të ndryshme.

“Prandaj nuk kam asnjë dyshim se BE-ja ka interes për Ballkanin Perëndimor, sepse ky rajon është pjesë e vetë Evropës, por kam një dyshim të elaboruar nëse procesi i ardhshëm i zgjerimit do të jetë me anëtarë të plotë apo me faza, respektivisht në etapa . Nuk do të donim që procesi i Berlinit të përjetonte fatin e agjendës së Selanikut, e cila u prit me entuziazëm nga vendet e rajonit dhe u konfirmua nga vullneti politik i vendeve anëtare. Por ja që, 20 vjet më vonë, nëse krahasojmë rezultatet me atë që është synuar, mendoj se rezultatet nuk janë inkurajuese, as për nismëtarët, as për kandidatët dhe aspirantët për anëtarësim. Për këtë dua të besoj se procesi i Berlinit do të ketë rezultate më efektive në drejtim të procesit të zgjerimit”, tha Milloshoski.

Venko Filipçe, kryetar i Këshillit Kombëtar për Integrime Evropiane, theksoi se faktorët e tjerë politikë e shohin Ballkanin Perëndimor të integruar plotësisht në BE.

“Vetë Evropa po punon për Agjendën e Gjelbër, dekarbonizimin, zvogëlimin e hendekut në inovacion me Amerikën dhe Kinën dhe e gjithë kjo në një strukturë të Komisionerëve Evropianë, Plani i Rritjes saktësisht i dimensionuar me agjendën evropiane, çfarë saktësisht duhet të bëjnë vendet kandidate. Këshilli Kombëtar është vendi i duhur për konsultim mbi agjendën e reformës. Marrëdhëniet gjeopolitike janë komplekse, në situata të tilla komplekse ne ende kemi arritur të përfundojmë një proces kompleks dhe ky është sekreti”, tha ai.

Sipas tij, është e qartë se si duhet të ecim përpara për hapjen e Klasterit 1, më kompleksit dhe, siç theksoi, duhet të jetë vendimi i faktorëve politikë që të kërkohen ndryshime kushtetuese. “Mendoj se çdo gjë tjetër është humbje kohe e panevojshme”, theksoi Filipçe.

Mileva Gjurovska, koordinatore kombëtarare e Konventës Kombëtare për Bashkimin Evropian në Maqedoninë e Veriut, profesoreshë në Fakultetin Filozofik “Shën Cirili dhe Metodij”, në Shkup, tha se çështja kryesore e ngritur nga Konventa në seancat plenare është ndikimi i saj në procesin e integrimeve evropiane.

“Qeveria e re, me entuziazmin e saj fillestar dhe vëmendjen e duhur ndaj procesit të reformës, do të ketë mundësi për ndryshime pozitive. Praktikat e përbashkëta nga vendet që kanë kaluar në procesin e negociatave tregojnë se faktori kyç për suksesin e procesit është konsensusi politik dhe rekrutimi i burimeve njerëzore të kualifikuara dhe të motivuara. Nga rreth 600 rekomandime të miratuara, një pjesë e konsiderueshme është shqyrtuar dhe marrë parasysh nga institucionet. Dialogu duhet të vazhdojë, veçanërisht në kapitujt e Klasterit apo Grupit 1, si dhe në grupet e punës për bujqësi dhe mjedisin e jetesës”, theksoi Gjurovska.

Foto: Printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR