• e enjte, 27 qershor 2024

Lacio ofroi 35 milion euro për Grinvudin

Lacio ofroi 35 milion euro për Grinvudin

Londër, 20 qershor 2024 (MIA) - Lacio është në negociata për angazhimin e sulmuesit të Mançester Junajted, Mejson Grinvud, raporton "Daily Mail".

 Sipas mediave britanike, klubi romak ka ofruar 35 milionë euro për 22-vjeçarin anglez. Është vënë re se negociatat mes klubeve po zhvillohen në mënyrë pozitive.

 Sezonin e kaluar Grinvud luajti për Hetafen si huazim. Ai bëri 36 paraqitje për klubin spanjoll në të gjitha garat, duke shënuar 10 gola dhe gjashtë asistime.

 Portali “Transfermarkt” vlerëson vlerën e sulmuesit në 25 milionë euro. Kontrata e tij me Mançester Junajted është deri në verën e vitit 2025. qa

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR