• e hënë, 08 korrik 2024

La Liga parashtroi ankesë për fyerjet racore drejtuar Vinisiusit

La Liga parashtroi  ankesë për fyerjet racore drejtuar Vinisiusit

Madrid, 9 mars 2023 (MIA) – Komisioni kompetent i La Ligës së futbollit spanjoll sot ka paraqitur ankesë  lidhur me racizmin të shprehur ndaj Vinisiusit Zhunior nga ana e tifozëve të Betisit.

Liga njoftoi se në ndeshjen mes Betisit dhe Real Madridit (0:0) fundjavën e kaluar, u regjistruan ofendime raciste ndaj sulmuesit anësor.

La Liga paraqiti një ankesë në gjykatën në Sevilje për të identifikuar personin përgjegjës për fyerjen e Vinisiusit dhe të zbatohet dënimi përkatës. 

 Ky është kallëzimi i shtatë i La Ligës në lidhje me fyerjet raciste drejtuar Vinisiusit. ar/

 Foto: EPA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR