• e hënë, 23 dhjetor 2024

Lëvizja ZNAM në Kumanovë prezantoi programin "Manifesti për Maqedoni dinjitoze"

Lëvizja ZNAM në Kumanovë prezantoi programin

Kumanovë, 18 prill 2024 (MIA) - Kandidati për president nga Lëvizja ZNAM, Maksim Dimitrievski dhe bartësit e listave nga njësitë zgjedhore e prezantuan programin "Manifest për Maqedoni të dinjitetshme" sonte në një tubim në sheshin e qytetit në Kumanovë. Bartësit e listave nga njësitë zgjedhore theksuan se problemi më i madh për shtetin është korrupsioni dhe premtuan zhdukjen e saj. Kandidati për president nga Lëvizja ZNAM, Maksim Dimitrievski bëri thirrje që energjia nga Kumanova të bartet kudo në vend, që qytetarët të dërgojnë mesazh se Maqedonia po zgjohet sërish nga Kumanova.

"Para pesë viteve kam punuar për zgjedhjet presidenciale dhe kam ndihmuar një njeri të bëhet president i vendit dhe ai njeri ka ardhur në Kumanovën tonë dhe ka thënë se kur kryetari juaj të bie, e presim të bashkohet. Do t'i përgjigjemi, 'asnjëherë'", tha Dimitrievski.

Движењето ЗНАМ во Куманово ја претстави програмата „Проглас за достоинствена Македонија“

Ai u tha të gjithëve se po numërojnë kot, sepse kjo është "Maqedonia në miniaturë" e Kumanovës dhe theksoi se flamuri i Maqedonisë do të valojë sërish me krenari. Dimitrievski tha se korrupsioni ka depërtuar në të gjitha sferat e shoqërisë, në shëndetësi, në drejtësi, se pikërisht për shkak të padrejtësisë po largohen të rinjtë, sepse asnjë nga politikanët nuk qëndroi krah qytetarëve. 

Kandidati për president theksoi se e kanë obligim historik ta ndryshojnë këtë, sepse qytetarët tanë e meritojnë. Ai kritikoi oponentët politikë, BDI-në e cila tha se ka bërë vetëm premtime për më shumë se dy dekada, nuk ka ndërtuar kurrë një fabrikë apo një metër të Korridorit 8 dhe "dhe i rrotullon rreth gishtit majtas dhe djathtas".

Sa i përket anketave ai tha se të dyja partitë politike nuk e kanë mbushur sheshin e qytetit si tani.

Bartësi i listës nga njësia zgjedhore 2, Daniel Stojçevski tha se do të ketë drejtësi, nuk do të ketë vend për korrupsion, rritje të dënimeve për keqpërdorim të pozitës zyrtare, dënime të larta dhe të rënda për të dekurajuar çdo tentativë për korrupsion, përzgjedhje e gjyqtarëve cilësorë dhe me përvojë, heqja e mandatit të përjetshëm të gjyqtarëve. Noterët dhe përmbaruesit do të bëhen nëpunës civilë, duke rritur pagën në drejtësi.

Bartësit e tjerë të njësive zgjedhore, Nebojsha Zaharievski, Vesna Bendevska, Mile Cekov, Pavle Arsovski, Boban Karapejovski, prezantuan disa nga projektet, nga ekonomia, ekologjia, zhvillimi i bujqësisë, arsimi, projektet për të rinjtë, pagat më të larta, standard më të mirë, shëndetësi cilësore, luftë kundër korrupsionit, duke i rikthyer dinjitetin uniformës. Ata thanë se këto janë zgjedhje që vendosin për të ardhmen e Maqedonisë, për një Maqedoni dinjitoze, të ndershme dhe progresive dhe shtuan se në politikë po vijnë energji të reja dhe njerëz të rinj që ofrojnë punë të ndershme dhe të përkushtuar. qa/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR