• e martë, 26 nëntor 2024

Lëvizja Antibixhoz: Deputetët nesër të votojnë për ligjin për dislokimin e objekteve të lojërave të fatit

Lëvizja Antibixhoz: Deputetët nesër të votojnë për ligjin për dislokimin e objekteve të lojërave të fatit

Tetovë, 6 shkurt 2024 (MIA) - Lëvizja Antibixhoz nga Tetova mbajti konferencë për shtyp në të cilën kërkoi nga VMRO-DPMNE që të mbështesë miratimin e ligjit me të cilin objektet e lojërave të fatit do të largohen 500 metra larg institucioneve arsimore dhe të tjera. Lëvizja Antibixhoz, e cila fillimisht kërkontë të largohen objektet tre kilometra nga vendbanimet, tani kërkon edhe mbyrlljen e të gjitha objekteve.

"Ligjin të mos e pengojë veçanërisht VMRO-DPMNE, sepse tre vite e më shumë e mban ligjin në sirtarët e komisionit për financa dhe buxhet, ndërsa më në fund, thjesht duhej të miratohej ligji me flamur evropian që të mund nesër të kalojë në parlament. Prandaj i bëj apel VMRO-DPMNE-së që të largohet nga lojërat e fatit dhe nga këto lojëra që nuk sjellin fat, ndaj kërkoj që edhe VMRO-DPMNE të jetë e pranishme nesër dhe ky vend të mund të lirohet nga lojërat e fatit. Edhe pse kjo nuk është kërkesa e Lëvizjes Antibixhoz. Sepse si Lëvizje Antibixhoz kërkojmë mbylljen  e të gjitha lojërave të fatit në këtë vend, por ky është fillimi, ndaj mendoj se do të arrijmë deri në atë pikë që të lirohemi nga të gjitha lojërat e fatit në vendin tonë", deklaroi Jushi Emurllai nga Lëvizja Antibixhoz.

Nga kjo lëvizje besojnë se do të ketë 61 deputetë për ta votuar këtë ligj.

"Me kuorumin 61, mendoj se ky ligj do të kalojë sepse ka deputetë të disiplinuar në pozitë dhe në opozitë që ky ligj të votohet, që ky vend të mund marrë frymë pak. Mendoj se të gjithë janë të interesuar për këtë ligj, sepse ky është ligj kombëtar, jo fetar, kjo vlen për të gjithë vendin, jo vetëm për Tetovën apo për ndonjë qytet të Maqedonisë. Kjo vlen për të gjithë vendin. Prandaj mendoj se nesër të gjithë deputetët do të jenë atje dhe do të votojnë siç duhet", deklaroi Jushi Emurllai.

Nëse votohet ligji sipas Emuralit, objektet do të kenë një vit kohë për t'u dislokuar. ls/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR