Lëvizja Anti Bixhoz e akuzoi Pendarovskin se e mbron krimin pasi ai nuk e nënshkroi ligjin për lojërat e fatit
- Lëvizja Anti Bixhoz dërgoi letër te presidenti i shtetit Stevo Pendarovski me vërejtje se janë zhgënjyer nga nënshkrimi i dekretit për shpalljen e ndryshimeve ligjore për lojërat e fatit. Njëherit sipas Anti Bixhozit, me këtë vendim, siç vlerësojnë "Pendarovski e mbron krimin".
- Post By Sara Ademi
- 13:30, 14 shkurt, 2024
Tetovë, 14 shkurt 2024 (MIA) - Lëvizja Anti Bixhoz dërgoi letër te presidenti i shtetit Stevo Pendarovski me vërejtje se janë zhgënjyer nga nënshkrimi i dekretit për shpalljen e ndryshimeve ligjore për lojërat e fatit. Njëherit sipas Anti Bixhozit, me këtë vendim, siç vlerësojnë "Pendarovski e mbron krimin".
"Do të donim shumë të dinim se si do ta nisni temën e planifikuar për sot "Rinia dhe shoqëria", sa paradoksale aq edhe lojë e dyfishtë dhe e padurueshme. Jemi totalisht të zhgënjyer, ndihemi të tradhtuar nga vendimi juaj për të mos dekretuar ligjin e propozuar për lojërat e fatit, mbrojtjen tuaj të krimit dhe kriminelëve në të cilin ata janë të mbytur nga pasioni i krimit dhe grabitja klasike që i bëhet qytetarit. Me veprimin tuaj, gjoja keqpërdorim të flamurit evropian, legalizoni pastrimin e parave të pista dhe në emër të standardeve evropiane mbroni kapitalin e dyshimtë që po mbyt vendin tonë", thuhet në kumtesën e Lëvizjes Anti Bixhoz.
Nga Anti Bixhozi i porositën Pendarovskit se me këtë procedurë i ka tradhtuar votuesit e tij. sa/
foto: Arkivi i MIA-s