• e premte, 05 dhjetor 2025

Lëshohet pacientja e fundit nga spitali në Selanik, për mjekim në Greqi mbeten dy të lënduar nga tragjedia në Koçan

Lëshohet pacientja e fundit nga spitali në Selanik, për mjekim në Greqi mbeten dy të lënduar nga tragjedia në Koçan

Athinë, 27 maj 2025 (MIA) - Nga spitali i përgjithshëm "Papanikollau" në Selanik, dhe u lëshua edhe paientja e fundit, e cila së bashku me dy persona të tjerë ishin hospitalizuar më 16 mars, vetëm disa orë pas zjarrit tragjik në Koçan, përderisa në Greqi, për mjekim mbeten edhe dy të lënduar, të përkujdesur në spitlain ushtarak të Athinës, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Nga spitlai i Selanikut, sot përmes kumtesës informuan se edhe tre pacientë të moshës prej 19, 25 dhe 26 vjeç tashmë janë lëshuar dhe "përfundoi cikli i vështirë, por i suksesshëm i hospitalizimit të tre të rinjve" të cilët me plagë seripze ishin hospitlaizuar në Repartin për djegie me mbështetje kyçe nga Reparti për kujdes intensiv, ndërsa më pas "pasoi kujdesi i tyre në Klinikën për kirurgji plastike dhe kirurgji për duar pranë spitalit".

Sipas informatave të MIA-s, pacientja e parë ishte lëshuar më 11 prill, pacienti i dytë para dy javësh, ndërsa pacientja e fundit e hospitalizuar në "Papanikollau", mbrëmë u largua nga spitali.

Plotësisht, drejtoria e spitalit, përmes kumtesës i shprehi falënderim të prëzemërt personelit mjekësor për përkushtimin e tyre dhe qasjen humane, si dhe "organeve kompetente të vendit fqinj për bashkëpunim të përkryer dhe besim që e treguan ndaj sistemit shëndetësor publik grek".

Në orët e pasdites më 16 mars, me auto-ambulanca, tre perosna të rinj me plagë serioze nga djegiet në zjarrin në Koçan urgjentisht ishin dërguar në spitalin "Papanikollau" në Selanik, ndërsa ishin edhe të hospitalizuarit e parë në Greqi.

Më pas pasuan edhe dy në Selanik në spitalin ushtarak, ndërsa disa ditë më vonë, me dy fluturime mjekësore të forcave ajrore greke në Athinë u dërguan edhe shtatë pacientë.

Nga gjithsej 12 persona të hospitalizuar në Greqi, sipas informatave të MIA-s, për mjekim mbeten edhe dy persona, një djalë dhe një vajzë, të cilët ndodhen në Athinë dhe nuk janë në rrezik për jetën, ndërkaq priten edhe ata së shpejti të kthehen në shtëpi. ab/

Foto: Spitali i përgjithshëm "Papanikollau"

QËNDRONI TË LIDHUR