• e hënë, 23 dhjetor 2024

Lëshohet në përdorim rruga “Hristofer Zhefaroviq” në Hasanbeg të Shkupit

Lëshohet në përdorim rruga “Hristofer Zhefaroviq” në Hasanbeg të Shkupit

Shkup, 28 shkurt 2023 (MIA) - Qyteti i Shkupit njoftoi se është lëshuar në përdorim rruga “Hristofer Zhefaroviq” në Hasanbeg të Shkupit.

Nga Qyteti i Shkupit informojnë se punimet ndërtimore në terren u kryen nga Ndërmarrja Publike “Rrugë dhe Rrugica”, ku përveç sipërfaqes së rrugës automobilistike prej 2.400 metrash katrorë janë ndërtuar korsi për këmbësorë me gjatësi 685 metra në një sipërfaqe 1.250 metra katrorë, me qëllim që lëvizja e qytetarëve në komunikacion në atë segment të jetë e sigurt.

 

"Para disa muajsh pata rastin të vizitoj rrugën 'Hristofer Zhefaroviq' në Hasanbeg, së bashku me qytetarët e bashkësisë vendore, e cila ishte në gjendje katastrofike e paasfaltuar dhe e gërmuar. Për këtë arsye u kushtuam vëmendje të veçantë kërkesave të banorëve dhe e vendosëm si prioritet, që lëvizja e qytetarëve në trafikun rrugor në këtë segment të jetë e sigurt. Me këtë vendim plotësuam kërkesat për ndërtimin e rrugës 'Hristofer Zhefaroviq', në mënyrë që të arrihet zhvillim i balancuar në pjesën urbane dhe rurale të Shkupit", theksoi kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska. fc/

Fotografitë: Qyteti i Shkupit

QËNDRONI TË LIDHUR