• e hënë, 24 qershor 2024

Lëndohet një person në aksidentin tek pishina ushtarake në Aerodrom të Shkupit

Lëndohet një person në aksidentin tek pishina ushtarake në Aerodrom të Shkupit

Shkup, 20 nëntor 2023 (MIA) - Sipas informatave të para një person është lënduar në aksidentin që ka ndëshur në lagjen Aerodrom.

Në SPB Shkup sot ishte raportuar një aksident të rrugën "Vasko Karangelevski" mes "reno megan", me targa të Shkupit, i drejtuar nga L.D. (60) dhe "tojota" me targa të Shkupit, E drejtuar nga E.D.B. (45)

 

 

Sipas informatave të para,  lëndime trupore ka marrë E.D.B. së cilës dhe iu dha ndihmë në Qendrëm Klinike "Nënë Tereza".

Trafiku ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale.

 

 

"Apel tek të gjithë shoferët dhe prindërit  - anashkaloni Vasko Karangeleski deri sa të korrigjohen të gjitha parregullsitë. Apel tek autoritetet- mbyllni rrugën derisa nuk ka psëuar ndonjë fëmijë! Qyteti i Shkupit, ky nuk ësht bulevard, nuk është as rrugë, kjo është thertore", ka shkruan në Fejsbuk Marjan Llazarevski.

"Me çka e merituam një dështim të tillë inxhinierik 20 metra para shkollës? Aksidenti i dytë (i regjistruar) në vetëm pak ditë. Ju lutem SHPËRNDAJENI dhe jepni ide se si ta rregullojmë më shpejt këtë tmerr", pyet ai.

 

 

Qytetarët e rrjetit social kërkojnë nga kryetarja e qytetit të Shkupit Danella Arsovska dhe nga kryetari i Komunës së Aerodromit Timço Mucunski që të ulen bashkë dhe të gjejnë zgjidhje për, siç shkruajnë, gabimin evident dhe projektin e keq.

Më pak se një muaj ka ndodhur një aksident trafiku, ku një makinë ka goditur një biçiklist dhe biçiklisti ka “fluturuar” në një këmbësor me një foshnjë në udhëkryqin pranë “Majcin Dom”. rq/

Foto: Fejsbuk Marjan Layarevski

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR