• e enjte, 27 qershor 2024

Lëndohet një person në aksidentin në Drenovë të Kavadarit, nxirret me ndihmën e zjarrfikësve

Lëndohet një person në aksidentin në Drenovë të Kavadarit, nxirret me ndihmën e zjarrfikësve

Kavadar, 25 mars 2024 (MIA) - Një person është lënduar në aksidentin që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Drenovë të Kavadarit. I lënduari është nxjerrë me ndihmën e zjarrfikësve dhe me autoambulancë është transportuar në spitalin e Kavadarit.

"Për momentin bëhet konstatimi i lëndimeve", ka thënë për MIA-n mjeku Ratko Gërkov, shef i Ndihmës së shpejtë të Kavadarit.

Në aksidentin e trafikut një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, ndërsa informacionin për MIA-n e kanë konfirmuar nga Ndihma e shpejtë, ekip i zjarrfikësve dhe SPB Veles.

Ekipi i Ndihmës së shpejtë të Kavadarit ka qenë në vendin e ngjarjes, ndërsa mbikëqyrje ka kryer edhe ekipi policor. Nga SPB Veles thanë se do të ketë më shumë detaje gjatë ditës. Nga atje kanë sqaruar se aksidenti ka ndodhur në rrugën lokale nga fshati në rrugën rajonale për në qytetin e Kavadarit.

"Menjëherë pas aksidentit, kemi dalë në terren pesë zjarrfikës me dy automjete, një automjet për intervenim teknik dhe një furgon për ndihmën e parë", sqarojnë për MIA-n nga Njësia territoriale kundër zjarreve nga Kavadari.

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR