• e diel, 11 janar 2026

KVK: Sanksion kundërvajtës për Lidhjen e Odave Ekonomike të Maqedonisë për dhënie të të dhënave të pasakta dhe jo të plota

KVK: Sanksion kundërvajtës për Lidhjen e Odave Ekonomike të Maqedonisë për dhënie të të dhënave të pasakta dhe jo të plota

Shkup, 23 maj 2025 (MIA) - Komisioni për Vendimmarrje mbi Kundërvajtjet pranë Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës ka marrë vendim për shqiptimin e sanksionit ndaj Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë për shkak të dhënies së të dhënave të pasakta, jo të plota dhe të dhënave që mund ta çojnë në keqinterpretim Komisionin për Vendimmarje mbi Kundërvajtjet. 

Sipas njoftimit të sotëm nga Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës, Komisioni ka nisur procedurën kundërvajtëse kundër Lidhjes së Odës Ekonomike dhe ndaj katër zinxhirëve të mëdhenj të marketeve për shkak të dyshimit për bashkim kartel, gjë që ndalohet rreptësisht sipas nenit 7 të Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës. 

"Gjatë procedurës, megjithëse më parë ishin paralajmëruar nga zyrtarët e autorizuar të Komisionit se dhënia e të dhënave të pasakta dhe jo të plota është e dënueshme sipas nenit 61 paragrafi (1) pika 10) e Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës, drejtori ekzekutiv dhe nënkryetari i Odës kanë dhënë me vetëdije të dhëna të pasakta për rolin e Odës dhe të zyrtarëve të saj në organizimin e lidhjes së një marrëveshjeje të ndaluar (kartel) ndërmjet katër zinxhirëve të mëdhenj të marketeve", thuhet në njoftim. 

Gjatë kontrollit të komunikimit zyrtar të zyrtarëve të autorizuar të Odës, Komisioni për Mbrojten e Konkurrencës ka konstatuar qartë se ata kanë pasur një rol aktiv në procesin e marrëveshjes dhe me vetëdije kanë dhënë të dhëna të pasakta dhe jo të plota, me qëllim shmangien e përgjegjësisë për bashkimin kartel. 

Duke pasur parasysh rëndësinë e kundërvajtjes dhe pasojat që ajo ka shkaktuar, Komisioni e ka përcaktuar shumën e gjobës në 0.8747 për qind të të ardhurave të LOEM të realizuar në vitin 2025. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR