• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kuzeska: VMRO-DPMNE të emërojë përfaqësues dhe grupet punuese të fillojnë me takime

Kuzeska: VMRO-DPMNE të emërojë përfaqësues dhe grupet punuese të fillojnë me takime

Shkup, 12 qershor 2023 (MIA) - Është mirë që u vendos dialogu dhe Hristijan Mickoski publikisht kumtoi se nuk është kundër ndryshimeve kushtetuese dhe pranoi pjesëmarrjen në Qeveri të përbashkët. Tani dialogu duhet të vazhdojë. LSDM tashmë ka propozuar një grup punues të përfaqësuesve të lartë të partive. Tani është radha e DPMNE-së që t'i emërojë përfaqësuesit e saj dhe grupet punuese të fillojnë sa më shpejt takimet e punës, tha sot në një konferencë për shtyp zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska.

"Anëtarësimi në Bashkimin Evropian është një qëllim strategjik, një interes suprem kombëtar dhe secila parti duhet të japë kontributin e saj për të mirën e vendit dhe popullit. LSDM, si parti e përgjegjshme, shtetformuese, udhëheq procesin e integrimeve evropiane. Por edhe Mickoskit dhe DPMNE-së i zgjatëm dorën për t'iu bashkuar këtij procesi, i cili është domethënës për të ardhmen e vendit", theksoi Kuzeska, duke u bërë thirrje anëtarëve të partisë që ta pranojnë dorën e zgjatur.

Ajo tha se janë pranuar kushtet për shtyrjen e aplikimit të ndryshimeve kushtetuese deri në konferencën e dytë ndërqeveritare.

"BDI ka një qëndrim të qartë të konfirmuar para organeve të kësaj partie dhe është e gatshme të lëshojë rrugë në interes të së ardhmes evropiane. Gjuha maqedonase dhe identiteti janë të mbrojtura, por presim që shumë shpejt të ndodhë një garanci shtesë", nënvizoi Kuzeska.

Prandaj, theksoi, ata besojnë se ekziston një bazë e mirë dhe dialogu duhet të vazhdojë në rrugën e zbatimit të ndryshimeve kushtetuese.

"Ne, por edhe gjithë opinioni, presim që Mickoski të mbetet në pozitën dhe zotimet e marra dhe të mbetet në procesin. Nuk ka nevojë të sqarohen deklaratat publike të Mickoskit. Ai tha shumë gjëra para takimit, dhe gjëra krejtësisht të ndryshme në takim dhe pas takimit. Të mërkurën e kaluar të gjithë e dëgjuam Mickoskin duke thënë se pajtohet me propozimin e kryeministrit Kovaçevski për ndryshime kushtetuese dhe pjesëmarrje në një qeveri të përbashkët me kushte të caktuara", shtoi Kuzeska.

Ajo tha se qëndrimi i ndryshuar është i mirë për vendin dhe kjo duhet përshëndetur, nuk duhet të lëmë të humbasë ky rast.

"Nëse ikën nga procesi ose ndryshon sërish qëndrim, do të jetë një tjetër në një sërë zhgënjimesh. Tani nuk është koha për kalkulime politike dhe matje të vlerësimeve partiake dhe personale, tani është koha e përgjegjësisë, para qytetarëve të vet, para të ardhmes së vendit të vet, është decide Kuzeska. ls/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR