• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kuzeska: Është në rrjedhë procedura për zgjedhjen e kandidatit për president të shtetit dhe kandidatëve për deputetë nga radhët e LSDM-së

Kuzeska: Është në rrjedhë procedura për zgjedhjen e kandidatit për president të shtetit dhe kandidatëve për deputetë nga radhët e LSDM-së

Shkup, 12 janar 2024 (MIA) - Ka filluar procedura për zgjedhjen e kandidatit për kryetar të shteti nga radhët e LSDM-së, si dhe përcaktimin e kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, njoftoi zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska në konferencën e sotme për media. 

Kuzeska theksoi se është në proces evidentimi i kandidatëve për deputetë në këshillat lokale në organizatat komunale të LSDM-së, dhe shtoi se më pas procedura vazhdon në nivel të kryesive vendore, Këshillit ekzekutiv, Këshillit qendror të LSDM-së dhe Kongresit.

Ajo theksoi se LSDM-ja hap thirrje publike për vetënominim të kandidatëve për deputetë dhe siç tha ajo, partia u hap mundësi njerëzve që nuk janë pjesë e LSDM-së, por që ndajnë vlerat socialdemokrate.

Në këtë mënyrë, thotë Kuzeska në një procedurë demokratike dhe transparente LSDM-ja zgjedh kandidatët më të mirë për deputetë në gjashtë njësitë zgjedhore.

"Të gjithë kandidatët e LSDM-së duhet t'i plotësojnë kriteret më të larta, të gëzojnë reputacion dhe kredibilitet të lartë mes qytetarëve, të kenë mbështetjen e të gjitha bashkësive etnike. Duhet të angazhohen për punë të palodhshme për qytetarët dhe të ardhmen evropiane të vendit dhe të respektojnë Kodin e etikës së LSDM-së. Deputetët janë të përzgjedhurit e popullit, përfaqësues të qytetarëve, por edhe roje të demokracisë", tha Kuzeska. 

Në pyetjen e gazetarëve Kuzeska tha se në periudhën e kaluar janë dëgjuar qëndrime të ndryshme kaotike dhe jokonsistente nga VMRO-DPMNE dhe Mickoski.

"Njëherë thonë se nuk do të marrin pjesë, kontestuan edhe Talat Xhaferin si kryeministër i Qeverisë teknike, thanë se nuk ka nevojë për Qeveri teknike, prandaj tani dëgjojmë se do të jenë pjesë e Qeverisë teknike. Dua të them që kjo është mirë, është mirë që pranuan të respektojnë detyrimin ligjor, por edhe rolin dhe detyrimin që kanë si opozitë. Këto 100 ditë të DPMNE-së në Qeverinë teknike do të jenë e vetmja mundësi për të qenë në pushtet dhe është mirë që tua japim këtë mundësi në çdo katër vjet", tha Kuzeska. qa/

Foto: LSDM

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR