Kuvendi verifikoi mandatin e deputetes Valbona Adili Emini nga Vlen
- Kuvendi sot verifikoi mandatin e deputetet Valbona Adili Emini e cila vjen në vendin e deputetit Salim Sulejmani nga koaliconi Vlen.
- Post By Sara Ademi
- 16:10, 28 maj, 2025
Shkup, 28 maj 2025 (MIA) - Kuvendi sot verifikoi mandatin e deputetet Valbona Adili Emini e cila vjen në vendin e deputetit Salim Sulejmani nga koaliconi Vlen.
Paraprakisht sot, para fillimit të seancës së 52-të, Kuvendi konstatoi se ndërpritet mandati i deputetit Salim Sulejmani, i cili në datën 18-të të këtij muaji dha dorëheqje nga të gjitha funksionet në Aleancën për Shqiptarët dhe nga funksioni i deputetit në Kuvend.
Kuvendi sot miratoi edhe vendimin për t'i dhënë autorizim kryetarit Afrim Gashi për lidhje të marrëveshjes kolektive individuale me kryetarët e sindikatave të Universitetit për Shkenca Informatike dhe Teknologji "Shën Apostol Pavle"-Ohër, Universitetit "Nëna Terezë", në Shkup dhe Universitetit "Shën Kliment i Ohrit" në Manastir.
Njëherit, në seancën e sotme u pranua propozimi i deputetit Bojan Stojanovski nga VMRO-DPMNE për plotësimin e rendit të ditës për Propozim-ndryshimet e Ligjit për sigurimin e detyrueshëm pensional me financim të plotë me procedurë të shkurtuar. Sipas Stojanovskit, ky është një ndryshim i vogël, por i domosdoshëm për të funksionuar sistemin e pagesave të pensioneve dhe për të mos vënë në pikëpyetje pagesën e pensioneve.
Në pikën për Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut për partneritet për realizimin e projekteve infrastrukturore, deputeti Oliver Spasovski nga LSDM kërkoi pushim për, siç tha, mospërputhje në propozim.
"Një tekst thotë se është një marrëveshje në lidhje me partneritetin dhe versioni anglisht thotë se është një marrëveshje dhe nuk mund të konsiderohet një marrëveshje ndërkombëtare. Nëse i shikojmë të dyja versionet, veçanërisht nëse shikojmë versionin anglisht, ky është një dokument i pavlefshëm sepse në versionin anglisht thuhet se është nënshkruar nga zëvendëspresidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, ne si shtet nuk e kemi një funksion të tillë, dhe në versionin maqedonisht thuhet se është nënshkruar nga zëvendëskryeministri i RMV-së, nëse është kështu, atëherë nuk ka absolutisht asnjë rëndësi që të korrigjohet dhe kjo nuk do të korrigjohet", theksoi Spasovski. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s