• e diel, 22 dhjetor 2024

Kuvendi për të premten ka caktuar seancë për ndryshimet ligjore për riorganizimin e ministrive

Kuvendi për të premten ka caktuar seancë për ndryshimet ligjore për riorganizimin e ministrive

Shkup, 5 qershor 2024 (MIA) - Kuvendi pasnesër do ta mbajë seancën e dytë, në rend dite të së cilës është edhe Propozimi për Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore, me procedurë të shkurtuar, të propozuar nga kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski.

Siç qëndron në ueb faqen e qeverisë, në rend dite të kësaj seance janë edhe dy pike tjera - verifikimi i mandatit të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe propozimi i vendimit për  për zgjedhjen e kryetarëve, zëvendëskryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të komisioneve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut -

Kuvendi duhet të përcaktojë shtesë mandatin e kandidates për deputete nga njësia e gjashtë zgjedhore Imërlije Saliu-Fetai pas rivotimit në disa vendvotime më 22 maj në këtë njësi zgjedhore.

Në sqarimin për ndryshimet dhe plotësimet e propozuara në Ligjin për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore, thuhet se qëllimi është riorganizimi i ministrive dhe organeve të administratës shtetërore, në atë mënyrë që do të mundësojë funksionimin e duhur të tyre, mospërputhja e kompetencave dhe linja e duhur e llogaridhënies bazuar në treguesit e suksesit të punës së institucioneve të definuar më parë.

"Riorganizimi i ministrive dhe organeve të tjera të administratës shtetërore bëhet me qëllim që puna e tyre të përshtatet me nevojat bashkëkohore të funksionimit të organeve të administratës shtetërore, veçanërisht në drejtim të vendosjes më të madhe të punës në fushat e energjetikës, burimeve minerale, minierave, si dhe sportit. Sa i përket kompetencave, ministritë marrin kompetenca më të qarta, përkufizohen kompetencat e ndërthurura ndërmjet ministrive ekzistuese dhe lihet hapësirë ​​që rregullorja kornizë e organeve të administratës shtetërore të përcaktohet saktë me ligje materiale, thuhet në sqarimin.

Theksohet se domosdoshmëria e ndryshimit dhe plotësimit të Ligjit për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore, i cili parashikon krijimin e ministrive të reja, buron nga fakti se disa organe të administratës shtetërore dhe organizata administrative, si dhe organe të pavarura, nuk janë funksionale dhe nuk e përmbushin funksionin e tyre themelor, pra nuk funksionojnë për një realizim sa më efektiv të të drejtave, detyrave dhe interesave të qytetarëve dhe personave juridikë.

VMRO-DPMNE më herët gjatë ditës së sotme në Kuvend, me procedurë të shkurtuar, i propozoi ndryshimet në Ligjin për organizimin e punës së organeve të administratës shtetërore, të cilat do të sjellin një riorganizim të ri të qeverisë.

Протоколот што вчера го потпишаа министерот за надворешни работи Бујар Османи и неговата колешка од Бугарија Теодора Генчовска е дипломатски нокаут и капитулација, смета лидерот на ВМРО-ДПМНЕ

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, u bëri thirrje të gjithë deputetëve që t'i mbështesin ndryshimet. Me ndryshime të tilla, sipas Mickoskit, do të fitojmë efikasitet, modernizim të qeverisë dhe përmirësim të jetës së qytetarëve.

"Premtuam shtet funksional dhe juridik, Qeveri efikase që do të zbatojë reforma. Thelbi i besimit të madh të qytetarëve është politikat të cilat qeveria e ardhshme duhet t'i zbatojë në mënyrë që të ketë sundim të së drejtës, të mos ketë qytetarë të rendit të dytë, të përforcohet ekonomia, nxënësit të kenë libra shkollorë në fillim të vitit, në shëndetësi të ketë kushte, për bujqit subvencione dhe tërë atë që premtuam në program. Që e tërë kjo të zbatohet, nevojitet të miratohen ndryshimet dhe riorganizim i resorëve të Qeverisë", deklaroi Mickoski. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR