• e hënë, 26 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Kuvendi nuk e pranoi interpelancën për zëvendësministrin e Punëve të Brendshme

Kuvendi nuk e pranoi interpelancën për zëvendësministrin e Punëve të Brendshme

Shkup, 11 janar 2025 (MIA) – Kuvendi mbrëmë me katër vota “për” dhe 62 kundër nuk e pranoi interpelancën kundër zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Astrit Iseni të cilën e parashtroi “Fronti Evropian”. 

Interpelancën e ka shpjeguar Diana Toska, e cila ka kërkuar përgjegjësi dhe dorëheqje nga Iseni për shkak se, siç tha ajo, ka treguar paaftësi për të kryer funksionin e tij, nuk ka arritur të ruajë sigurinë dhe ka kontribuar në nxitjen e tensioneve ndëretnike. Interpelanca, theksoi Toska, është thirrje për drejtësi dhe respektim të lirive dhe të drejtave të qytetarëve nga ana e institucioneve, por edhe thirrje për paqe.

Iseni vlerësoi se interpelanca nuk korrespondon me realitetin dhe përfaqëson përpjekje për shpërqendrim të publikut nga keqpërdorimet e institucioneve gjatë dy dekadave të kaluara. 

Toska foli për ngjarjet e 28 nëntorit, kur, siç tha, “ishin arrestuar vetëm qytetarët shqiptarë, ndërsa asnjë masë nuk u morr për ata të cilët e dogjën flamurin shqiptar”.

Iseni në përgjigje theksoi se interpelanca nuk ka lidhje me punën e tij. 

Në kuadër të seancës së djeshme të 29-të, e para e këtij viti, interpelancat për punën e zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, zëvendëskryeministrit Ivan Stoilkoviq dhe ministrit të Brendshëm Pançe Toshkovski, të gjitha të dorëzuara nga " Fronti Evropian”, u refuzuan gjithashtu, ndërsa u pranua interpelanca e kryetares së Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, Ilire Dauti, e dorëzuar nga E majta. fc/

Fotografia: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR